UBT

Nëse vuani nga anemia, hani kumbulla

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Sasia e mjaftueshme e acideve të frutave dhe pesë lloje të ndryshme të sheqernave që i përmban kjo frutë, janë përgjegjës për shijen e saj të këndshme. Përveç kësaj, kumbulla përmban alkoolin sorbitol, i cili është përdorur si një zëvendësim i sheqerit në produktet ushqimore. Kjo frutë përmban një sasi të substancave të vlefshme mbrojtëse (vitamina, minerale, enzime, pektinë, celulozë, entocianinë), disa prej të cilave veprojnë si laksativë dhe ka vlera të kufizuara të energjisë (rreth katër herë më pak sesa buka).

Të gjitha këto cilësi e bëjnë kumbullën si një ushqim të shkëlqyer, e cila ka një avantazh të pamposhtur në krahasim me të gjitha llojet e tjera të frutave dhe të gjitha ushqimeve të tjera. Kumbulla në mënyrë preventive përdoret kundër anemisë, lodhjes fizike dhe intelektuale, depresionit, kapsllëkut, çrregullimeve në funksionimin e mëlçisë, reumatizmit kronik dhe arteriosklerozës. Ideale për ngrënie është në gjendje të freskët, por nga kjo frutë mund të prodhohet edhe marmelata, reçeli dhe ëmbëlsirat tradicionale.

Mobi Casa

Sheqeri si shtesë është pothuajse i panevojshëm, sepse kumbulla është shumë e pasur me sheqerna frutash. Megjithatë, duhet të mbajmë në mend se konsumimi i tepërt i frutave dhe i ujit mund të shkaktojë probleme në stomak dhe diarre. Në fund duhet cekur se kumbullat jo vetëm që janë të pasura me hekur, por gjithashtu përmirësojnë aftësinë e trupit për të absorbuar këtë mineral, i cili është shumë i rëndësishëm në rastet e anemisë. /ZERI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.