UBT

Nëse Thaçi votohet president në shkurt, nuk do të mund ta “ushtrojë” detyrën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Presidentja Atifete Jahjaga ka siguruar se me “përkushtim” do ta çojë deri në fund mandatin e vet, me gjithë planet e koalicionit PDK-LDK që pasardhësin e Jahjagës ta votojnë dy muaj para se asaj t’i skadojë mandati, shkruan sot Koha Ditore.

Një ditë më parë gazeta ka raportuar se partnerët e koalicionit duan që votimin e Hashim Thaçit për president ta bëjnë më 11 shkurt. Kushtetuta dhe Ligji për zgjedhjen e presidentit nuk e specifikon nëse zgjedhja e presidentit mund të bëhet më herët se periudha 30-ditore, ashtu siç po synon koalicioni aktual.

KKVITI

Sipas juristëve, Thaçi mund të votohet, por ai nuk do të mund ta marrë detyrën pa i përfunduar mandati Jahjagës. Mandatin pesëvjeçar në krye të Presidencës Jahjaga e përfundon me 6 prill

http://koha.net/?id=27&l=92354