HW

Nëse Thaçi kërkon kompetenca si President, shkaktohet konflikt me Kryeministrinë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zgjedhja e presidentit të vendit në Republikën e Kosovës gjithmonë ka nxitur debat të gjerë, të kujtojmë zgjedhjen e Bexhet Pacollit dhe zgjedhja e Atifete Jahjagës si konsensus mes liderëve të partive qeverisëse në atë kohë bashkë me ndikimin e ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Christopher Dell, transmeton Indeksonline.

Zgjedhja e presidentit sipas Albert Krasniqit nga KDI është treguar gjithmonë si “thembra e Akilit” për stabilitet dhe prishje të marrëveshjeve në koalicionet qeveritare.

Ai shtoi se zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli nuk e ndryshon sistemin parlamentar të qeverisjes në Kosovë. Mirë po ai vë në dyshim se sistemi parlamentar dhe kornizat e Kushtetutës mund të cenohen nëse Presidentit i shtohen kompetencat ekzekutive sikur ka kërkuar Hashim Thaçi.

“Nëse kjo ndodh, përveç tjerash, shkaktohet konflikt në ushtrimin e detyrave në mes të Presidentit dhe Kryeministrit. Kompetencat e Presidentit në sistemet parlamentare të qeverisjes duhet të jenë më shumë ceremoniale dhe simbolike, sesa burim i pastër i pushtetit.”, tha Krasniqi.

ARKATANA

Shtatori duhet të jetë data e fundit është dëshirojnë ndryshimin e modelit të zgjedhjes së Presidentit dhe kjo sipas Krasniqit duhet respektuar duke u mbështetur në parimet e Komisionit të Venecias, ku është anëtare edhe Kosova.

“Nëse eventualisht ka një pajtueshmëri më të gjerë të partive parlamentare për të ndryshuar modelin e zgjedhjes së Presidentit, duhet të përfundojnë më së voni deri në muajin shtator, pasi sipas draft-ligjit për zgjedhjet Presidenciale, shpallja e zgjedhjeve duhet të bëhet jo më vonë se 6 muaj para përfundimit të mandatit të Presidentit aktual. Duke marrë parasysh këto afate të ngushta kohore si dhe parimet e Komisionit të Venecias (anëtare e së cilës është edhe Kosova), ndryshimet në sistemin zgjedhor nuk duhet të bëhen nëse zhvillohen zgjedhje brenda një viti.”, tha Albert Krasniqi për Indeksonline.

Si përfundim kanë mbetur më shumë se tre muaj për këtë ndryshim që tek në Kosovë presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli me votë të lirë./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.