UBT

Nëse s’votohet Asociacioni përkeqësohen marrëdhëniet me ShBA e BE, identiteti i Kosovës zbehet dukshëm

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka të bëjë me përpjekjet për ta riintegruar veriun e Kosovës, i cili është i ndarë që nga viti 1999, kështu kanë theksuar analistët politik në vend.

Profesori Universitar, Milazim Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është duke bërë përpjekje që të ndodh themelimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.Sipas tij, ky është obligim që e ka marrë Kosova me ratifikim në Kuvend dhe pashmangshëm do të realizohet.

“Çështja e asociacionit ka të bëjë me përpjekjet për ta riintegruar veriun e Kosovës i cili që nga viti 1999 është ndare. Pra bashkësia ndërkombëtare ka përpjekje që ta rikthejë brenda ashtu që interesi strategjik i Kosovës është themelimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe natyrisht brenda vërejtjeve që ka bërë gjykata kushtetuese. Por ky është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifikim ne kuvend dhe si i tillë pashmangshëm duhet të realizohet. Alternativa e tij është ndarja e veriut dhe ajo qon drejt implikimeve të tjera që do të bënin dezitegrimin e shtetit të Kosovës”.

Nëse nuk votohet asociacioni, Krasniqi thotë se do të ketë përkeqësim të marrëdhënieve me ShBA dhe BE, ku identiteti i Kosovës do të zbehej dukshëm.Mes tjerash, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë mjaft serioze në këtë punë dhe të lërë broçkullat e opozitarizmit e të hartojë draft-statut për bashkësinë e komunave.

RCCOLA

“Nëse nuk votohet do të kemi përkeqësim drastik tëmarrëdhënieve me ShBA dhe BE. Identiteti i Kosovës do të zbehej dukshëm dhe do të kishte izolim te madh. Ndërsa serbët e veriut do të mund të shpallnin njëfarë recesioni të përkohshëm në mënyrë që të bëhet presion më i madh dhe do të qonte drejt dezintegrimit të shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të jetë serioze në këtë punë. Të lërë ato broçkullat e saj të kohës së opozitarzimit dhe të hartojë një draft statut për bashkësinë e komunave. Ta vërë në tavolinësiç po vënë edhe non-paper të tjerë dhe të hapet procesi i krijimit te bashkësisë së komunave. Nëse kjo nuk ndodh do të ndodh ndarja e Kosovës dhe do të ketë izolim të Kosovës me të gjitha sekuencat edhe ekonomike, edhe politike e diplomatike”.

Ndërsa njohësi i rrethanave politik, Fidan Uka tha se nuk sheh rrezik nga formimi i Asociacionit sepse nuk është vullnet i asnjë partie politike dhe derivon nga plani i Ahtisarit.

Tutje, Uka shtoi se afati për targa duhet të shtyhet sepse Kosova është në proces tëvendimmarrjes për liberalizimin e vizave.“Sa i përket Asocacionit edhe këtu është rruga shumë e qartë. E kemi një vendim të gjykatës kushtetuese e cila thotë formim i asociacionit sipas versionit të vitit 2013 duke u bazuar në ligjin për vetë qeverisje lokale dhe asociacionit të komunave shqiptare që i bie një organizatë joqeveritare. Unë nuk shoh rrezik nga formimi i Asociacionit pa kompetenca ekzekutive dhe ky asociacion nuk është vullnet i asnjë partie politike ose lideri politik, por derivon nga plani i Ahtisarit dhe ka qenë obligim ndërkombëtar të cilin e kemi nënshkruar për ta fituar pavarësinë dhe kemi hyrë në obligime ta implementojmë këtë lloj asociacioni të cilin e kemi ratifikuar edhe në parlament dhe e kemi obligim me zbatuar. Unë nuk shoh rrezik sa i përket rajonit sepse janë prezent forcat e KFOR dhe EULEX. Mendoj se afati për targa duhet të shtyhet sepse Kosovaështë në proces tëvendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave dhe një incident nëpjesën veriore do të përdorej si pretekst që ky afat optimal qëKosova të marrë liberalizimin të shtyhet për një afat tjetër”.