Nëse s’ka rekomandim për heqjen e vizave “rrezikohet” kredibiliteti i BE-së

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës vazhdojnë të shpresojnë se Komisioni Evropian do të rekomandojë heqjen e vizave për Kosovën, javën e ardhshme, kur publikohet raporti i fundit për përmbushjen e kritereve.
Tash e disa muaj liberalizimin e vizave e kanë marrë punë të kryer, duke pretenduar se janë përmbushur të gjitha kriteret, shkruan sot Koha Ditore.
Pritje të tilla nga Qeveria ishin krijuar edhe për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, që në fund rezultoi në dështim.
I pyetur nëse ka marrë sinjale nga zyrtarët evropianë se do të rekomandohet heqja e vizave, kryeministri Isa Mustafa gjatë konferencës, me rastin e njëvjetorit në krye të Qeverisë, ka thënë se nga takimet e zhvilluara “ka kuptuar se raporti do të jetë pozitiv”.
http://koha.net/?id=27&l=88451