Fundamenti

Nëse nuk rriten pagat, vendi rrezikohet nga trazirat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mosrritja e pagave si dhe kthimi eventual i qytetarëve të cilët po e braktisin Kosovën, janë vetëm dy faktorë të cilët mund të ndikojnë në nxitjen e trazirave sociale. Të paktën kështu vlerësojnë njohësit e çështjeve politike dhe atyre ekonomike. Sipas tyre, institucionet e Kosovës janë të papërgatitura për të menaxhuar mllefin e të pakënaqurve.

Artan Muhaxhiri, ka thënë se ikja e njerëzve nga Kosova është pasojë e një dëshpërimi të thellë në shtetin e Kosovës, me institucionet e saj dhe shoqërinë në përgjithësi, shkruan “Tribuna”.

Sipas tij, arsyet që i shtyjnë këta njerëz ta bëjnë këtë akt janë shumë të thella dhe komplekse.

Fundamenti

E në anën tjetër, njohësi i çështjeve ekonomike, Ibrahim Rexhepi vlerëson se kryeministri aktual është dashur të ketë parasysh se posti që ka aktualisht, ka edhe sfida. Prandaj, sipas tij, është dashur të llogariste edhe për grevat e protestat për vendimet që do të marrë.

Vendimi që pagat të mos rriten, sipas Rexhepit, është i drejtë, meqenëse rritja ka ndodhur në fillim të vitit, kurse kjo tash do të ishte e tepërt dhe do të çrregullonte krejt strukturën e shpenzimeve buxhetore, e cila, sipas tij, edhe kështu nuk është në funksion të zhvillimit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.