Uji Dea

Nëse nuk rrëzohet muri, opozita do të kërkojë shkarkimin e qeverisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qeveria e Kosovës, rrezikon të përballet në Kuvend me kërkesë për shkarkim. Kjo pasi ekzekutivi ende nuk ka përmbushur rezolutën e Kuvendit, e cila e obligon qe murin në veri ta rrënojë gjatë muajit janar. Një ditë para skadimit të këtij afati, opozita paralajmëron bashkërendim të veprimeve në kërkim të dorëheqjes se qeverisë Mustafa.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, pret qe qeveria ta respektojë në përpikëri rezolutën e Kuvendit, meqë sipas tij, kjo rezolutë është përkrahur nga shumica dhe opozita.

Nëse kjo nuk ndodhë, ai ka paralajmëruar se do të iniciojnë në Kuvend, kërkesën për dorëheqjen e qeverisë.

“Nuk ka asnjë arsye qe të mos rrënohet muri. Patjetër në presim të rrënohet dhe nëse kjo nuk ndodhë, atëherë qeveria e shkelë rezolutën dhe tregon se është e pazotë për të mbrojtur dhe ruajtur sovranitetin e vendit dhe në këtë drejtim ne do të iniciojmë kërkesën për shkarkimin e qeverisë Mustafa”, ka thënë Lekaj për ‘Indeksonline’.

Nënkryetari i AAK-së, është i vetëdijshëm se opozita nuk i ka votat për këtë, por shprehet optimist se do të gjejnë përkrahje edhe tek deputetët e koalicionit.

Eco Higjiena

“Votat mungojnë, por ne do të ulemi me gjithë opozitën dhe ata qe mendojnë se qeveria ka dështuar në këtë drejtim qe të na përkrahin. Qeveria është e obliguar qe rezolutat e Kuvendit t’i respektoj”, ka shtuar ai.

E në subjektin me të madh opozitar, nuk çuditen me mosrespektimin e rezolutës nga ana e qeverisë. Përvoja e deritashme, sipas tyre, ka dëshmuar se asnjë qeveri nuk ka përfillur rezolutat e Kuvendit.

“Kjo qeveri sikurse edhe qeveritë e mëparshme, vazhdimisht kanë marrë obligime ndërkombëtare në raport e Serbinë dhe kanë nënshkruar dokumente ndërkombëtare pa e njoftuar dhe pa vendime të Kuvendit. Nuk është asgjë e re mospërfillja e vendimeve të Kuvendit edhe në këtë rast, të çfarëdo natyre qofshin ato, derisa kemi një konstelacion të këtillë politik institucional në Kosovë”, ka thënë anëtari i Kryesisë se Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Është paralajmëruar se gjatë muajit shkurt nëse ndërtuesit e murit nuk e rrënojnë murin, atëhere atë do ta bëjnë institucionet e Kosovës. /Indeksonline/