Mobi Casa

Nëse nuk ka Kuvend, ka vetëm paga për janar

/ 2 minuta lexim

Punëtorët që paguhen nga buxheti i shtetit, mund t’i marrin vetëm edhe pagat e janarit të vitit të ardhshëm, nëse deri atëherë nuk konstituohet Kuvendi. Kështu interpreton Ligjin për menaxhimin e financave publike, eksperti juridik Riza Smaka.

Ministria e Financave thotë se sipas ligjit, do të ketë paga deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Me këtë konstatim nuk pajtohet ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili për media kishte deklaruar se ligjërisht nuk duhet të ketë rroga as për muajin janar.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Lumir Abdigjiku duke interpretuar nenin 24 të Ligjit për menaxhimin e Financave Publike, thotë se pagat e janarit të vitit të ardhshëm duhet të paguhen, por jo edhe të muajit shkurt.

RCCOLA

Kurse, eksperti juridik Riza Smaka, pajtohet me interpretimin e këtij të fundit. “Pagat e janarit do t’i kenë, sipas ligjit u takojnë, s’ka pengesë, mund t’i marrin pagat e janarit të 2015.”

Smaka këtë e ndërlidhë me zgjedhjet e përgjithshme për Deputetët e Kuvendit, që deri në fund të vitit fiskal do të bëhet që të jenë mbajtur për më shumë se katër muaj. “Po të ishin më pak se 4 muaj atëherë dy muaj do të vazhdohej, por meqenëse ka më shumë se 4 muaj, atëherë vetëm një muaj ditë. D.t.th. 1 muaj ditë, 1 janar deri 31 janar 2015, pagat e janarit po do të merren, të tjerat, për muajin shkurt e tutje kurrsesi, derisa të konstituohej Kuvendi”, thekson ai.

Smaka thotë se nëse ekzekutohen edhe pagat e shkurtit qeveria do të bënte shkelje ligjore. “Në kushtet normale në shtetin e së drejtës, qeveria do të binte, do të hapej procedurë penale, unë nuk besoj se qeveria do ti jep vetit atë komoditet që të shkelë ligjin me katër këmbë”, thekson Smaka.

Smaka megjithatë shpreson se deri atëherë do të arrihet një zgjidhje në mënyrë që punëtorët kosovarë të mos mbeten pa paga. /Telegrafi/