UBT

Nëse ndiheni të lodhur, këtë eliksir nuk guxoni ta anashkaloni

/ 2 minuta lexim

Nëse ndiheni të lodhur, ndoshta duhet ta rishikoni pasqyrën tuaj të gjakut. Por, para se të përcaktoheni për vizitë te mjeku, përgatiteni këtë eliksir natyral dhe përmirësojeni shëndetin tuaj në përgjithësi, në mënyrë krejt natyrale.

Ky eliksir do t’i përmirësojë rruazat tuaja të gjakut dhe shëndetin tuaj në përgjithësi, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Përbërësit:

1 kg panxhar

½ kg karota

2-3 portokaj

RCCOLA

2 molla

½ kg mjaltë livadhesh.

Përgatitja dhe konsumimi:

Së pari qëroni panxharin, karotën dhe mollët, më pas i imtësoni në pjesë të vogla, i vendosni në blender dhe bëni lëng. Qërojeni limonin dhe portokajtë dhe i përzini së bashku, në fund shtoni mjaltin (sepse posedon shumë përbërës shërues). I përzieni mirë derisa gjithçka të bashkohet. Mund të shtoni më shumë portokaj, nëse dëshironi ta përmirësoni shijen. Pas përgatitjes, eliksirin e vendosni në enë prej xhami dhe e mbuloni. Do të fitoni rreth 1 apo 1.5 litër eliksir, që mjafton për 15 – 20 ditë. Eliksirin ta konsumoni çdo mëngjes në lukth të zbrazët, nga 1 dl, derisa ta shpenzoni.

(Kosova Sot)