ARKATANA

Nëse merrni vitaminë D, jetoni më gjatë?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Marrja e lëndëve që përmbajnë vitaminë D mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më shumë, thuhet në një studim më të ri. Por, nuk është ende e qartë saktësisht se si vepron vitamina D në këtë.

Ky lajm i ri vjen në një kohë kur vitamina D është dëshmuar edhe si e dobishme tek ulja e rrezikut nga disa kancer dhe disa sëmundje tjera tek të moshuarit.

Vitamina D krijohet pasi që trupi i ekspozohet rrezeve të diellit. Vitamina D, po ashtu, është gjetur në disa ushqime, përfshirë këtu peshqit dhe disa ushqime të pasura, por edhe disa produkte të qumështit dhe drithëra.

Madje, disa ekspertë këshillojnë se mungesa e vitaminës D është shumë e shpeshtë dhe këshillojnë se sasia e nevojshme e vitaminës D e rekomanduar deri tani, është shumë e ulët.

FIDANISHTJA

18 studimet më të reja mbi vitaminën D, kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë. Më shumë se 57 mijë të rritur kanë marrë pjesë në këto studime. Shumica prej tyre kanë qenë të moshuar, “të dobët”, me nivel të ulur të vitaminës D në gjak. Pjesëmarrësit janë këshilluar të përdorin lëndë ndihmëse me vitaminë D ose placebo (bar pa efekt), që nuk ka përmbajtur vitaminë D.

Megjithëse, studimet janë zhvilluar të ndara, mesatarisht pjesëmarrësit janë analizuar për rreth 6 vjet. Gjatë asaj kohe, 4.777 pjesëmarrës kanë vdekur nga ndonjë shkak.

Por, njerëzit që kanë konsumuar vitaminë D shtesë gjatë studimit, kanë qenë 7% më pak të prirë të vdesin. Arsyeja e vërtetë e uljes së shkallës së vdekshmërisë nuk është e qartë, dhe studiuesit nuk kanë rekomanduar ende ndonjë dozë specifike të vitaminës D.

Studiuesit këshillojnë studime më të shumta mbi dobitë e vitaminës D. Ata thonë: “Roli i ekspozimit të paktë në diell, pasurimit të ushqimit me vitaminë D dhe dozave më të larta të preparateve shtesë të vitaminës D tek të rriturit, janë çështje që duhet të debatohen”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.