Eko Higjiena

Nëse lini duhanin, fitoni siguri në vete

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Përfitimet fizike janë të njohura, por ka edhe përfitime të tjera që vijnë nga lënia e duhanit, edhe në aspektin psikologjik.

Lënia e duhanit ka një ndikim të befasishëm, nga pikëpamja psikologjike për duhanpirësin, dhe lajmi i mirë është se ata persona që arrijnë të ndahen nga cigaret fitojnë besim më të madh në vete.

Mobi Casa

Një studim amerikan arriti në këtë përfundim pasi mbajti në vëzhgim dy grupe personash, njëri grup i cili kishte lënë duhanin dhe grupi tjetër që vazhdonte të pinte ende.

Rezultatet treguan se ata persona që nuk pinin më cigare ishin më të sigurt në vete dhe kishin më shumë besim, si dhe kënaqësi të pamasë që kishin arritur t’ia dilnin mbanë.a.y/noa