ARKATANA

Nëse kundërshtoni masat e Qeverisë ndaj Covid-19 dënoheni deri në 2 mijë euro!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka marrë vendim për masa të reja për luftimin e koronavirusit në vend.

Ndër to janë: Ndalimi i qarkullimit i automjeteve në orar të caktuar (përjashtim automjetet zyrtare të cilat ndihmojnë në menaxhimin e pandemisë);

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve në oraret 10:00 – 16:00 dhe 20:00-06:00(përveç rasteve urgjente dhe me nevoja të veçanta)

Ndalohen çdo tubim: ahengje, ceremoni, dasma, party (në të gjitha ambientet), dhe funeralet (vetëm familjarët e ngushtë), të cilat nuk garantojnë distancën 2 metra.

Në bazë të ligjit pet parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,

përpos institucioneve duhet të marrin pjesë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

UBT

Në rast të mos zbatimit të këtyre masave qytetarët mund të ndëshkohen nga 1 mijë deri në 2 mijë euro ndërsa personat juridik nga 3 mijë deri në 8 mijë euro.

Me këto gjoba mund të ndëshkoheni edhe në rastet kur konstatoni sëmundjen dhe nuk e paraqisni, nuk i zbatoni masat higjienike dhe masat e tjera për mbrojtjen nga sëmundjet ngjitëse.

Nga 250 deri 1 mijë euro mund të ndëshkoheni në rast se refuzoni të izoloheni apo të shtriheni në spital, në rast se vazhdoni të punoni ndonëse jeni i sëmurë me sëmundje ngjitëse.

Nga 1 mijë deri në 2 mijë euro mund të ndëshkoheni në rast se mbani në punë personin i cili ka sëmundje ngjitëse.

Deri më tani në Kosovë 63 persona janë të infektuar me covid-19 dhe një i vdekur nga ky virus./IndeksOnline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.