United Hospital

Nëse ju mungon hekuri në organizëm, provoni këto produkte ushqimi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Hekuri është mineral i domosdoshëm për shëndetin tonë dhe mungesa e tij çon deri në probleme shëndetësore.

Simptomat janë: rraskapitja, marramendja, rrahjet e shpejta të zemrës, infeksionet, irritimi, lëkura e zbehtë, shuplaka të ftohta dhe lodhja, transmeton Telegrafi.

Mungesa e hekurit është deficiti më i shpeshtë në ushqim dhe konsiderohet që rreth 20 për qind e femrave vuajnë nga kjo mungesë.

Artikujt e pasur me hekur

Zgjidhja më e mirë është që çdo ditë të konsumojmë artikuj dhe pije të pasura me hekur. Peshku, mishi, vezët, mushkëritë dhe të brendshmet e tjera, guacat dhe frutat e detit, hithra, spinaqi, sallata e gjelbër, panxhari i kuq dhe karota janë artikuj të cilët rekomandohen.

Pijet të cilat përmbajnë hekur

KKVITI

Meqenëse spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, bëni smothie të gjelbër. Kjo pije do t’ju mbushë me këtë mikroelement të domosdoshëm.

Zgjidhje e shkëlqyeshme është pija nga panxhari i kuq të cilin do ta përzieni me pemë.

Organizmi e merr shumë mirë hekurin në kombinim me vitaminën C – portokalli, molla, limoni apo karota sigurojnë dozën kryesore të materieve të dobishme.

Lëngu nga kumbullat, gjithashtu, është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, si edhe lëngu nga dredhëzat dhe shalqiri. Gjithashtu, lëngu i domateve, lëngu i karotave dhe lëngu i selinos do t’ju japin dozën e nevojshme të hekurit.

Sado që do t’ju tingëllojë çuditshëm, lëngu i sallatës së gjelbër do t’ju sigurojë sasi të mjaftueshme hekuri, ndërsa krahas kësaj, është i dobishëm edhe për metabolizëm të mirë.

Lëngu i shegës është balsam i vërtetë. Sipas ekspertëve, të gjitha lëngjet e kuqe janë një burim i shkëlqyeshëm i hekurit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.