Hidromorava

Nëse ju flihet herët, kjo aspak nuk është mirë

/ 1 minutë lexim

Nëse shkoni herët në mbrëmje në shtrat, kjo mund të jetë shenjë paralajmëruese, paralajmërojnë mjekët. Në fakt, ekspertët që kishin marrë pjesë në konferencën në Romë kanë zbuluar se njerëzit që herët në mbrëmje shkojë në gjumë më shpesh vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut. Ata po ashtu kanë më shumë mundësi që të zgjohen gjatë natës.

Ekspertët thonë se gjumi herët në mbrëmje është shenjë paralajmëruese e shtypjes së gjakut, e kjo shprehi nuk ju ndihmon aspak që ta ulni shtypjen e lartë. Shtypja e lartë e gjakut ose hipertensioni shpeshherë kanë simptoma që nuk dallohen.

RCCOLA

Mirëpo, nëse shtypja e lartë e gjakut nuk vendoset nën kontroll, mundet të shkaktojë sulm në zemër apo në tru. Në kongres ishte prezantuar studimi i shkencëtarëve japonez në të cilin studim ishin analizuar të dhënat e 2.400 personave të rritur. Ishte vërtetuar se shtypja e lartë e gjakut kishte ndikuar në orën e brendshme të personave, duke i bërë më të lodhur, por nuk i lejon të flenë rehat gjatë natës. /kosova sot/