Fundamenti

Nëse Isa Mustafa nuk e bën Qeverinë edhe 14 ditë, Presidentja nominon dikë tjetër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shtyrja e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës për nesër në orën 12, ka hapur disa debate. Po diskutohet për kushtet e Listës Serbe që të përfshihet ne qeverinë e Kosovës, me disa kushte, mes të cilave pjesëmarrja në AKI dhe menaxhimi me Doganat. Nëse gjendja do të vazhdontë kështu edhe për disa ditë dhe mandatati për qeverinë, Isa Mustafa nuk arrin ta formojë qeverinë brenda 14 ditësh prej sot, sipas Kushtetues, Presidentja duhet ta nominojë dikë tjetër për kryeministër.

Presidentja e Republikës së Kosovës, sot ka nominuar Isa Mustafën për kryeministër të vendit. Ishte paraparë që sot të votohej edhe kjo kandidaturë për kryeministër, sipas marrëveshjes së arritur mes PDK’së dhe LDK’së.

Mirëpo, kjo nuk ndodhi për shkak se seanca u shty për nesër në orën 12:00. Arsyetimet e deputetëve të pozitës, veç tjerash ishin se “deputetët ishin të lodhur”, pasiqë seanca nisi që nga ora 12 me disa pauza.

Por arsyeja për shtyrjen e seancës, duket të jetë Lista Serbe, e cila ka kushtëzuar votimin e qeverisë me disa kushte, që kanë të bëjnë kryesisht me më shumë përfaqësim në qeveri.

Mobi Casa

Nëse do të vazhdontë një gjendje e tillë, vetëm edhe 14 ditë prej sot, sipas Kushtetuës, atëherë Presidentja do ta nominonte dikë tjetër për mandatar të qeverisë.

Neni 95, pika 2 e Kushtetutës së Republikës thotë:

“Kandidati për Kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit”.

Në të kundërtën, pas 15 ditësh sipas Kushtetutës, Presidenti i vendit, ka kompetenca që ta nominojë dikë tjetër për kryeministër./express/