UBT

Nëse i konsumoni çdo ditë, nuk do të sëmureni

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse këto ushqime që do t’i përmendim më poshtë i përfshini në menynë tuaj, do ta mbroni shëndetin dhe do të ndiheni shumë më mirë.

LIMONI

Përse është i shëndetshëm: Një limon përmban më shumë se sasia e nevojshme ditore për vitamina C, që i ndihmojnë organizmit në luftën kundër inflamacioneve, forcon eshtrat dhe mban në ekuilibër kolesterolin. Këshillë: Shtoni një rrikë limoni çajit të gjelbër. Një studim ka treguar se agrumet në trup ndihmojnë në absorbimin e antioksiduesve nga çaji i gjelbër, madje për 80 për qind.

BROKOLI

Përse është i shëndetshëm: Një porcion i vogël i brokolit përmban më shumë se nevojat ditore për vitamina K, i cili është shumë i domosdoshëm për ruajtjen dhe ndërtimin e eshtrave. Kjo sasi e brokolit parandalon zhvillimin e sëmundjeve të ndryshme malinje. Këshillë: Ngroheni. Nëse vendosni që brokolin ta ngrohni në mikrovalë, në vete ruan dhe mban deri 90 për qind të vitaminave C. Nëse e zieni, do të ruajë vetëm 66 për qind të vitaminës së cekur.

ÇOKOLLATA

Përse është e shëndetshme: Vetëm disa pjesë të çokollatës në ditë mund ta ulin shtypjen e lartë të gjakut. Pluhuri i kakaos është i pasur me flavonoide, antioksidues që ul kolesterolin. Këshillë: Disa pjesë të çokollatës së zezë përmbajnë 53.5 miligramë flavonoide, derisa ato me qumësht vetëm 14.

GRANDEMALL

PATATJA

Përse është e shëndetshme: Një patate e kuqe përmban 66 mikrogramë acid folik (vitaminë e kompleksit B), e cila është e domosdoshme për zhvillimin dhe rritjen e fëmijëve. Një patate e ëmbël është përplot me vitamina A, që është i domosdoshëm për forcimin e sistemit imun. Këshillë: Le të ftohet patatja para se ta hani. Studimet tregojnë se në këtë mënyrë mund të humbni kilogramët shtesë, sepse patatja e ftohtë pas gjellës ndihmon të shpenzoni pothuajse 25 për qind më shumë yndyrë pas shujtës.

ARRAT

Përse janë të shëndetshme: Përmbajnë shumë aminoacide omega- 3, të cilat e ulin kolesterolin, përmirësojnë disponimin dhe luftojnë zhvillimin e sëmundjeve malinje. Këshillë: Hani disa arra në ditë pas darkës – melatonina nga arrat ju siguron një gjumë të rehatshëm, të thellë dhe gjumë cilësor.

HUDHRA

Përse është e shëndetshme: Është e shkëlqyeshme në luftën kundër sëmundjeve të ndryshme, e është vërtetuar se parandalon zhvillimin e bakterit “E. coli”. Këshillë: Kini kujdes si e përpunoni gjatë zierjes – hudhra që gatuhet shumë humb shumë nga vetitë e saj shëruese.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.