HW

Nëse hani shumë vezë, do të keni problem me këto tri gjëra!

/ 3 minuta lexim
HW

Zorrët janë nën sulm, dhe kjo ndikon edhe në bukurinë – cila është masa?

Sa vezë lejohet të hamë në ditë dhe çfarë ndodh nëse hamë tepër?

Vezët janë ushqimi i preferuar i shumë njerëzve, veçanërisht për mëngjes. Shumë të pasura me lëndë ushqyese dhe proteina, ato ofrojnë energji të mjaftueshme për të nisur ditën.

Së bashku me qumështin, vezët përmbajnë vlerën më të lartë biologjike ose standardin e artë të proteinave, thotë dietologia Kathleen M. Zelman, transmeton Telegrafi.

Vezët janë vërtet një superushqim, por a mund të hamë shumë prej tyre dhe a do të dëmtojnë trupin tonë?

Një konsum më i lartë i vezëve mund të çojë në rritjen e kolesterinës madje kolesterinës së keqe.

Edhe pse “Medical News Today” thekson se nuk ka kufi për numrin e vezëve që një person mund të hajë, tri deri në pesë vezë në ditë konsiderohen plotësisht të sigurta, këshillon Zelman.

Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeron gjithsej 300 miligramë kolesterol në ditë, ndërsa një vezë e madhe përmban rreth 185 miligramë. Gratë këshillohen të hanë dy vezë në ditë, ndërsa burrat rekomandohen tre vezë, megjithëse në përgjithësi hanë shumë më tepër.

ARKATANA

Ja se si konsumimi i tepërt i vezëve mund të ndikojë në trupin tuaj:

Kapsllëku

Vezët kanë shumë proteina, por jo fibra që ndihmojnë tretjen. Mungesa e fibrave çon në kapsllëk, ndaj rekomandohet të hani vezë me ushqime të pasura me fibra, si spinaqi dhe domatet.

Sa vezë në ditë mund t’i hani?
Lexo po ashtu
Sa vezë në ditë mund t’i hani?
Aknet dhe puçrrat

Aknet shkaktohen nga nivelet e larta të hormonit progesteron, i cili është i pranishëm në vezë. Pra, nëse vëreni papritur akne në lëkurën tuaj, mund të dëshironi të kontrolloni se sa shpesh konsumoni vezë.

Fryrja e barkut

Për disa njerëz vezët janë një mëngjes ideal, por jo për ata që janë të ndjeshëm ndaj tyre. Ndjeshmëria e vezëve manifestohet me fryrje dhe gazra.

Intoleranca e vezës do të thotë që ju nuk mund të tretni siç duhet një element të caktuar në vezë, ose që mund të mos keni një enzimë të caktuar në trupin tuaj që mund ta shpërbëjë atë. Kjo jo vetëm që ju bën të fryrë, por mund të shfaqen dhimbje stomaku, dhimbje koke dhe tension. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.