Nëse flini më pak se tetë orë, lexoni se çfarë ju pret

Të gjithë e dimë sa e shëndetshme është të flemë mjaftueshëm, por shumica nuk e dinë se cilat të këqija mund t’u ndodhin në mungesë të gjumit.
Kokëdhimbje
Megjithëse ende nuk dihet pse mungesa e gjumit shkakton dhimbje të kokës, bëhet fjalë për një lidhje të cilën mjekët e kanë vërejtur për më shumë se një shekull. Por, pagjumësia nxit edhe migrenën, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Probleme me mësim
Kujtesa e shkurtë është komponentë kyçe për mësim, e mungesa e gjumit te të anketuarit që kishin marrë pjesë në studim kishte pakësuar aftësinë që të kujtojnë fjalët që u ishin thënë një ditë më herët.
Mbipesha
Personat që nuk flenë sa duhet dhe vuajnë nga çekuilibri i hormoneve me oreks të shtuar. Kjo edhe është arsyeja pse ndjejnë nevojë për ushqim të lartë në kalori.
Sëmundjet e zemrës
Pasi që ekspertët kishin mbajtur zgjuar të anketuarit e tyre për 88 orë, kishin vërejtur se shtypja e tyre e gjakut ishte rritur. Mirëpo, edhe ata të anketuar që kishin fjetur vetëm katër orë brenda natës kishin më shumë të rrahura të zemrës në krahasim me ata që kishin fjetur tetë orë.
Infeksionet
Mungesa e gjumit për një periudhë të gjatë kohore, madje edhe një natë e vetme pa gjumë, mundet ta çrregullojë sistemin mbrojtës të organizmit kundër mikroorganizmave.
Shikimi i dobësuar
Mungesa e gjumit ndërlidhet edhe me shikimin, mjegullim dhe shikim aspak të qartë. Sa më gjatë që një person rri zgjuar, aq më shumë gabime vizuale do të vërejë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Problemet në të folur
Shkaku i mungesës së gjumit shumë lehtë mund t’i ngjasoni një idioti, ngjashëm sikurse të deheni nga alkooli.
Ftohjet
Nëse pyeteni se pse gjithmonë jeni të sëmurë dhe pothuajse secili virus ju ngjitet, arsyeja është mungesa e gjumit. Te njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, ka shumë gjasa që të sëmuren më shumë, të ftohen, në krahasim me ata që bëjnë gjumë të rregullt.
Diabeti
Disa studime kanë treguar se ka një lidhje të fortë midis pagjumësisë dhe diabetit, madje edhe nëse kontrollohet disa shprehi tjera, të cilat mund të jenë relevante.
Kanceri
Studimet preliminare tregojnë se njerëzit që nuk flenë sa duhet janë të rrezikuar nga kanceri dhe rreziku i zhvillimit të kancerit të zorrës së trashë dhe të gjirit në veçanti.
Vdekja
Njerëzit që në mënyrë konstante nuk flenë shtatë deri tetë orë gjumë me siguri se do të vdesin para kohe. Thënë thjeshtë, të gjithë do të vdesim, por mungesa e gjumit ua përshpejton vdekjen.
(Kosova Sot)