ARKATANA

Nëse flini më pak se 6 orë, këto janë pasojat shëndetësore

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Pagjumësia vendos njerëzit në rrezik nga sëmundjet e zemrës, paralajmëron një studim i ri. Shkencëtarët kanë zbuluar se fjetja për më pak se 6 orë në natë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme tek njerëzit që vuajnë nga sindroma metabolike­, e lidhur me diabetin, tensionin e lartë të gjakut dhe obezitetin.

Sipas një studimi të publikuar tek Revista e Shoqatës Amerikane të zemrës, njerëzit që kanë një sërë faktorësh të përbashkët rreziku për sëmundjet e zemrës dhe diabetin janë dyfish më të rrezikuar të vdesin nga sëmundjet e zemrës ose goditja në tru se njerëzit pa të njëjtët faktorë rreziku, nëse nukarrijnë të flenë më shumë se 6 orë në natë.

Për ata që flenë më shumë, rreziku është shumë më i vogël. Studimi është i pari i këtij lloji që ka matur kohëzgjatjen e gjumit brenda ambienteve të laboratorit, në vend që t’u besojë raporteve të pacientëve.

Ai është gjithashtu i pari që ka analizuar ndikimin ekohëzgjatjes së gjumit tek pacientët e rrezikuar nga sëmundjet e zemrës. Shkencëtarët përzgjodhën rastësisht 1344 të rritur me një moshë mesatare rreth 49 vjeç, që ranë dakord të flenë një natë në laborator.

GRANDEMALL

Bazuar tek rezultatet e analizave, 39.2% e pjesëmarrësve kishin të paktën 3 nga faktorët e rrezikut, që njihen ndryshe si sindroma metabolike.

Gjatë studimit u morën në konsideratë faktor të tillë si indeksi i masës trupore më i lartë se 30 (përcaktimi standard i të qenët obezë), si dhe nivelet e kolesterolit, tensionit të gjakut, sheqerit në gjak në gjendje esëll dhe triglicerideve.

Përgjatë një periudhe mesatarisht 16.6 vite, 22% e pjesëmarrësve në studim ndërruan jetë. Krahasuar me njerëzit që nuk kishin të njëjtët faktorë të rrezikut, ata me sindromën metabolike që fjetën më shumë se 6 orë në laborator ishin 1.49 herë më të rrezikuar që të vdisnin nga goditja në tru gjatë periudhës së studimit. Ndërsa ata që fjetën më pak se 6 ishin 2.2 herë me të rrezikuar që të vdisnin nga sulmi në zemër apo në tru./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.