FITORJA

“Nëse e duam BE-në, duhet të bisedojmë ditë e natë me Serbinë”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullu, është diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbinë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik të Politikave, ka thënë se procesi i dialogut që pritet të mbahet me Serbinë, nuk do të jetë si deri më tani.

Sipas Rashitit, ky është një proces përmbyllës dhe do të duhet të ratifikohet në Kuvend.

“Nuk do të jetë proces si deri më tani për marrëveshje teknike apo politike. Do të jetë proces përmbyllës, ku do të duhet të ratifikohet edhe në Kuvend”, shtoi Rashiti duke thënë se marrëveshja pritet të ndodhë deri në qershor të vitit të ardhshëm, përcjell Telegrafi.

FIDANISHTJA

Nga ana tjetër, Mimoza Ahmetaj ka thënë se perceptimi për Kosovën ka ndryshuar pas Marrëveshjes së Prillit, nënshkruar në vitin 2014.

“Deri në prill, pesë shtetet e BE-së janë menduar si ta bllokojnë Kosovën. Me arritjen e marrëveshjes perceptimi për Kosovën ka ndryshuar drastikisht”, ka thënë ish-ministrja Ahmetaj, duke shtuar se arritja e marrëveshjes me Serbinë është e domosdoshme për t’u integruar në BE.

Lushaku, ka thënë se partitë politike duhet të mendojnë në mënyrë vizionare nëse dëshirojmë integrime evropiane.

“Nëse Bashkimi Evropian është perspektiva jonë, e që ne nuk e kontestojmë, duhet të bisedojmë ditë e natë me Serbinë, që t’i mbyllim këto çështje sa më parë”, theksoi Jehona Lushaku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.