Fundamenti

Nervozohen deputetet për 8 Mars

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gratë deputete të Kuvendit të Kosovës, janë nervozuar me një vendim të kryeparlamentarit Jakup Krasniqi pasi ky i fundit ka refuzuar një kërkesë të tyre për t’u siguruar transport për udhëtim në Shqipëri.

Kërkesa ka të bëjë me një organizim që Kuvendi i Shqipërisë ka organizuar për Ditën e Gruas – 8 Marsin, ku të ftuara kanë qenë edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës. Më të marrë vesh për vendimin, kanë shpërthyer edhe reagimet e grave, të cilat e kanë quajtur këtë veprim të Krasniqit skandaloz dhe jo të drejtë.

Fundamenti

Njëra nga to deputetja e LDK-së, Alma Lama, ka thënë se ato janë ftuar si deputete nga Kuvendi i Shqipërisë ndërsa ka shtuar se nuk e kupton refuzimin që u ka bërë Kuvendi i Kosovës. Madje ajo këtë vendim të kryeparlamentarit e ka quajtur skandal diplomatik. “Ky vendim i kryetarit të Kuvendit është skandal diplomatik sepse në përgjigje ndaj Kuvendit të Shqipërisë kanë thënë se këtë organizim nuk e konsiderojnë vizitë zyrtare ose aktivitet të Kuvendit.

Ky në fakt është aktivitet sepse bëhet fjalë për bashkëpunimin parlamentar dhe asnjë nga ne nuk është e ftuar privatisht por në cilësinë e deputeteve. Nëse kjo nuk është zyrtare, atëherë si mund të jetë zyrtare marrje e veturave zyrtare për udhëtimet e tyre në aktivitete të ndryshme”, ka thënë Lama. Ajo ka sqaruar se gratë nuk kanë kërkuar mëditje, vetëm transport por çështjen e mëditjeve, sipas saj, e ka përfshirë protokolli sipas rregullore…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.