Fundamenti

Nepotizmi po e rrënon shtetin

/ 9 minuta lexim
ARKATANA

Analistë politikë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe qytetarët e anketuar njëzëri pajtohen se administrata e gjyqësorit e administrata e prokurorisë së shtetit është mbushur me familjarë të prokurorëve e gjyqtarëve, dhe njerëz nga politika, ku punësohen të padijshmit e lihen anash të zotët.

Hamiti: Pa depolitizimin e plotë të gjyqësisë e prokurorisë, Kosova nuk do të mund të jetë pjesë e BE-së

“Derisa do ta kemi të mbushur administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë me familjarë të prokurorëve e gjyqtarëve, punët do t’i kemi pisk gjithmonë. Në gjyqësor po e ndjekin rrugën e familjarizimit, sikur edhe në politikë, ku po punësohen të padijshmit e po lihen anash të zotët”, theksoi analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

Analistë politikë, njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe qytetarët e anketuar njëzëri pajtohen se administrata e gjyqësorit e administrata e prokurorisë së shtetit është mbushur me familjarë të prokurorëve e gjyqtarëve, dhe njerëz nga politika, ku punësohen të padijshmit e lihen anash të zotët.

Ndaj, sipas analistëve të kësaj fushe, në këto institucione është krijuar një aparat administrativ për t’i shërbyer politikës ditore dhe do të jetë shumë e vështirë që të shkulen rrënjët e nepotizmit dhe politikës në gjyqësor, prokurori e polici.

Analisti politik Shefik Shkodra, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se çdo njeri që vjen në forcën pushtetare, ai (ajo) e përdor ‘autoritetin’ e vet për të futur ndonjë klient të vetin në administratë, në gjyqësi, polici, por edhe në sektorët e tjerë. “Sa më shumë që të kenë njerëz të vet të punësuar, në mënyrë që të llogaritet për votë për të dhe krahun e ‘kompanisë’ politike”, u shpreh ai. “Ata e kanë grumbulluar administratën dhe gjyqësinë me lidhjet e tyre farefisnore edhe atëherë të panevojshëm nëpër vende të punës. Njerëz që e ndiejnë veten të privilegjuar dhe të rëndë edhe për dije e sjellje. Pra, një administratë e formuar në gjyqësi, polici politike dhe joefikase”, shpjegon më tutje Shkodra.

Familjarët në pozita kyçe Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Ali Hertica, për gazetën ” Kosova Sot”, thotë se familjarët, e gjyqtarëve dhe prokurorëve kosovarë u shërbejnë në pozitat kyçe të administratës publike. “Sikur mos të mjaftonte pasurimi i shpejtë, shpeshherë i pajustifikueshëm me burime të ardhurash të ligjshme, njerëzit e drejtësisë kanë akomoduar në pozicionet e lakmueshme të administratës edhe bashkëshortet, bashkëjetueset dhe fëmijët e tyre, të cilët paguhen me paratë e taksapaguesve kosovarë”, u shpreh ai. “Diskriminimi në punësim është një fenomen që lë shumë njerëz të vlerave dhe ekspertë e titullarë të devotshëm pa punë,nga njerëzit e politikës që dominon në çdo dikaster që sot shoqëria kosovare po e paguan nga taksat e tyre. Prokurorët shihen si më të ekspozuar ndaj nxitjeve për sjellje korruptive që vijnë nga kontaktet e drejtpërdrejta me palët e interesuara jashtë sistemit të drejtësisë. Si dy qëllimet më të synuara përmes sjelljes korruptive ku perceptohen”, vlerëson analisti Hertica.

Ndaj, sipas tij, nepotizmi zakonisht merr formën e punësimit të të afërmve apo emërtimin e tyre në poste të larta shtetërore. “Ky do të ishte përkufizimi i thjeshtë i nepotizmit, i cili, siç dihet, pas mbarimit të luftës në Kosovë me shpejtësi marramendëse u bë ‘kriteri’ kryesor dhe favorizues për punësimin e njerëzve sipas lidhjeve familjare, kudo dhe në çdo mjedis në Kosovë, në të gjitha institucionet shtetërore duke mos e lënë anash as ato institucione të ligjit dhe rendit,gjykatat, prokurorinë dhe policinë, ku tani kjo dukuri e ka shkatërruar totalisht shoqërinë kosovare”, potencoi ai.

Të paaftët mbushin zyrat

Ndërsa, analisti Ragip Guraziu, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se familjarizmi është një fenomen që po e vret Kosovën që pas lufte e këndej hiç pa u ndalur. “Në atë shtet ku ka familjarizëm, aty nuk ka shtet, nuk ka ligj, nuk ka kulturë, e kur këtë e bëjnë mu ata që janë në gjyqësor, në prokuroi, në polici, në sektorë të ndjeshëm, mjerim i madh vjen për atë shtet dhe strukturave më përgjegjëse të atij shteti, që këtë fenomen e kanë shtrirë në institucionet ku po bëhemi gazi i botës, por edhe ashtu jemi të dështuar kaherë dhe kësaj i thonë turpi më i madh që kjo ngjan vetëm te ne”, vlerësoi ai. “Derisa do ta kemi të mbushur administratën e gjyqësorit dhe prokurorisë me familjarë të prokurorëve e gjyqtarëve, punët do t’i kemi pisk gjithmonë. Gjyqësori po e ndjek rrugën e familjarizimit, njësoj si politika, ku po punësohen të padijshmit e lihen anash të zotët. Si rrjedhojë, është krijuar një aparat administrativ për t’i shërbyer politikës dhe do të jetë e vështirë të shkulen rrënjët e nepotizmit dhe politikës në gjyqësor, prokurori e polici”, vijoi më tej ai. “Kjo lë të kuptojmë se nepotizmi ka futur rrënjët në të gjitha institucionet, dhe këtu kemi parasysh edhe në vendet më kyçe të shtetit të Kosovës, siç janë prokuroria, gjyqësori, policia, ku sa i përket luftimit të dukurisë së familjarizmit në këto institucione, si shoqëri demokratike kemi dështuar totalisht në këtë aspekt. Dhe, jo rastësisht politikëbërja në shtetin e ri të botës, që i bie se Kosova, ka dështuar totalisht,që këtu te ne po ndodh, ajo që nuk duhet të ndodhë dhe me këto veprime po e çuditim edhe gjithë botën dhe kjo është arsyeja e një dështimi total i politikëbërjes në udhëheqësinë apo strukturat më kyçe të Kosovës”, theksoi Guraziu.

ARKATANA

Qytetarët, të zhgënjyer skajshmërisht

Veç analistëve, edhe qytetarët e anketuar thonë se janë të zhgënjyer tej mase me politizimin e skajshëm të gjyqësorit dhe të prokurorisë. Ata vlerësojnë se që nga pas lufta është krijuar një aparat administrativ për t’i shërbyer politikës dhe do të jetë shumë e vështirë që të shkulen rrënjët e nepotizmit dhe ndikimin e politikës në gjyqësor, në prokurori e në polici.

Qytetari nga Prishtina Hakif Hamiti, për gazetën “Kosova Sot”, thotë se nuk ka asnjë dyshim se që nga pas lufta e deri më sot në këto institucione është krijuar një aparat administrativ për t’i shërbyer politikës ditore. “Andaj, me të drejtë edhe sipas specialistëve të kësaj fushe po cilësohet se do të jetë shumë e vështirë që të shkulen rrënjët e nepotizmit dhe politikës në gjyqësor, në prokurori e në polici”, vlerësoi ai. Sipas qytetarit Hamiti, këta shembuj konkretë, edhe kanë ndikuar që disa shtete edhe i kanë tërhequr njohjet e tyre për shtetësinë e Kosovës. “Ndonëse duhet qenë realë, që Serbia po lobon me të madhe dhe hiç pa u ndalur dhe po ia arrin qëllimin të saj, për fatin tonë të keq”, ka theksuar ai. “Jam i bindur se pa depolitizimin e plotë të gjyqësisë e prokurorisë, Kosova nuk do të mund të jetë pjesë e BE-së, sepse këtë nuk do ta lejojnë BE-ja dhe miqtë tanë, SHBA-ja”, tha Hamiti.

Ndërsa, qytetari tjetër po ashtu nga Prishtina Ramadan Ferizi, për gazetën ” Kosova Sot’, thotë se është i saktë vlerësimi i ekspertëve vendorë dhe miqve ndërkombëtarë seadministrata e gjyqësorit e administrata e prokurorisë së shtetit në Kosovën e pasluftës është mbushur me familjarë të prokurorëve e gjyqtarëve dhe të njerëz nga politika, ku punësohen të padijshmit e lihen anash të zotët. “Që nga paslufta e deri më sot, sektori i drejtësisë e prokurorisë ka qenë sektori që më së shumti është kritikuar nga miqtë tanë ndërkombëtarë, duke qenë i akuzuar se është i ndikuar nga politika ditore”, u shpreh ai. Sipas Ferizit, pa depolitizimin e plotë të këtij segmenti shtetëror, nuk do të kemi liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

DEMBELËT NË ADMINISTRATË

“Do të ketë njerëz me kualifikime dhe aftësi, por që do të plaken dhe nuk do të kenë mundësi të inkuadrohen askund, derisa të jenë këto kompani politike. Secili prej tyre që vjen në hapin e vet, prej deputetit e deri te nëpunësi, do të zgjerohen me këto marifete. S’ka rëndësi për ta efikasiteti dhe buxheti i Kosovës së varfër. Madje, mund të rrinë kot së koti nëpër zyrat e tyre, por gjithsesi të punësuar politikë”, u shpreh Shefik Shkodra për “Kosova Sot”.

SKANDALI ME TË BURGOSURIT

“Si mund të shpjegohet fakti se para pak ditësh dy të burgosur ikën mu në mesditë nga burgu dhe kësaj i thonë tmerr kur dihet se aty ishte edhe policia e Kosovës, pasi natë e ditë janë prezentë aty,dhe medoemos kjo tregon se ikja e tyre është bërë edhe me ndihmën e stafit të burgut”, u shpreh Ragip Guraziu për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.