ARKATANA

Nepotizmi ka lëshuar “rrënjë” në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Është po thuajse e pamundshme që një person, pavarësisht vlerave dhe shkollimit, të gjejë një vend të punës në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës, nëse nuk e ka dikë të afërt në qeveri.

Ndërsa, nëse e ka ndonjë “dost” të fortë në Qeveri apo Kuvend, ai edhe po të jetë “çoban i dhive” mund t’i krijohen predispozitat për t’u bërë ministër, kryetar komune apo shef i ndonjë departamenti, shkruan “Zëri”.

ARKATANA

Nepotizmi në institucionet e Kosovës, nga opozita dhe shoqëria civile, konsiderohet si vrasje e vlerave të mirëfillta kombëtare.
Mirëpo, sipas tyre, që ka nepotizëm kjo është vërtetuar edhe me përgjimet e publikuara ditë më parë.

Ata vlerësojnë se nepotizmi në Kosovë është dukuri masive dhe e gjithëpranishme nëpër institucionet lokale dhe qendrore, madje këto janë shëndrruar në kriter të punësimit dhe vlerësimit në vendin tonë./Indeksonline/