Nepotizmi dhe klientelizmi rrënojnë punësimin
Ka disa vjet që në mungesë të një perspektive të punësimit në vendin e tyre me të madhe po rritet pakënaqësia e qytetarëve tanë ndaj pushtetarëve, të cilët nuk shohin ndonjë rrugë alternative.
Punësimet jomeritore zbehin shpresën për perspektivë të të rinjve
Ka disa vjet që në mungesë të një perspektive të punësimit në vendin e tyre me të madhe po rritet pakënaqësia e qytetarëve tanë ndaj pushtetarëve, të cilët nuk shohin ndonjë rrugë alternative.
Analistët e ekonomisë, përfaqësues të opozitës dhe shoqëria civile, me të drejtë vlerësojnë se punësimet klienteliste e nepotike në institucionet e vendit e kanë bërë të pakuptimtë marrjen e diplomës, sepse nuk ka punësime me meritokraci.
Ndërsa, nga ana tjetër, Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë, në një tryezë të organizuar kohë më parë nga INDEP-i lidhur me këto çështje, ka thënë se duhet të ushtrohet presion nga vetë rinia mbi strukturat partiake që premtimet që jepen nga partitë përkatëse, rrjedhimisht që partitë të mbajnë përgjegjësi për premtimet e dhëna.”Duhet të ndahen më shumë mjete për këtë çështje dhe të bëhet prioritet para se të servohen tema të tjera ad-hok, që e largojnë politikën e punësimit nga prioritetet. Institucionet nuk mund t’i bëjnë të gjitha dhe u takon edhe të rinjve të përfshihen në këtë proces”, tha Haxholli.
Ai tha se ministria e tyre ka vënë në veprim disa programe për zgjidhjen e këtij problemi, ku ofrohen alternativa për trajnimin dhe ofrimin e praktikave për të rinjtë. Ndërsa, sipas tij, krijimi i Agjencisë së Punësimit u pa nga ai si hap i mirë drejt implementimit të politikave të punësimit.
Zaptimi i shtetit
Deputeti i opozitës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), thotë se ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, me të drejtë kishte deklaruar se “Kosovën po e mbyt kanceri i quajtur nepotizëm”. Opozitari thotë se ka qenë i drejtë vlerësimi i mikut britanik kur thotë se nepotizmi është një kancer që e mbyt shtetin, ndërsa tha se punësimi për t’i bërë nder dikujt apo për të kthyer borxhin ndaj dikujt është gabim dhe shtoi se shteti nuk funksionon ashtu.”Studimet dhe analizat e shoqërisë civile po tregojnë se edhe sektori privat është zaptuar nga njerëzit e politikës, ngase këta të fundit qëndrojnë prapa bizneseve oligarkike dhe kanë krijuar edhe shumë kompani fantome për marrjen e tenderëve ku shpërdorohen milionat “, tha Hoti.
Sipas tij, edhe nuk duhet që të çuditemi fare, sepse duke e parë këtë gjendje të tillë të paperspektivë shumica nga të rinjtë nuk gjejnë rrugë tjetër, pos të kërkojnë alternative për të ikur jashtë vendit. “E tëra kjo po ndodh ngase punësimi i drejtë dhe meritor në Kosovë është shumë problem, sepse nepotizmi dhe punësimi në baza partiake dhe familjare nuk është diçka e re”, theksoi ai, duke ilustruar këtë situatë të rëndë me bisedat telefonike të zyrtarëve të lartë shtetërorë të klanit “Pronto”, si dhe ndikimin që këta zyrtarë e kishin në punësimin e të afërmeve të tyre.
Politizimi i skajshëm
Deputeti tjetër i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (VV), tha se mosperspektiva po e shqetëson moshën rinore dhe kjo e ka demotivuar edhe një pjesë të madhe të rinisë që të mos përcaktohen në studime universitare. “Problem bazik në shoqërinë tonë është bërë niveli i bashkëpunimit familjar në institucione publike si dhe ndikimi i skajshëm politik”, u shpreh ai.
Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve çdo ditë është në rritje dhe kjo është bërë pikërisht për shkak të pandërgjegjësisë që politika ka treguar në vazhdimësi ndaj trupit publik.”Sot të qenit politik, sidomos i subjekteve në fuqi, mund të punësohesh gjithkund, por jo edhe qytetari i rëndomtë pa orientim të caktuar politik”, theksoi Salihu.”Duke parë këtë nivel të lartë të klientelizmit, si dhe duke pasur në konsideratë objektivin themelor të politikës në vend, si do të mund të inkurajoheshin të rinjtë për të studiuar ose kërkuar punë”, ka potencuar ai. “Pushteti i sotshëm nuk është për shoqërinë, por është për elitën, nuk e realizon qëllimin e një shteti serioz dhe të qëndrueshëm, siç është avancimi i demokracisë së brendshme, por mbizotëron vendin në kuptimin negative. Dora e kësaj klike joqytetare është e shtrirë në çdo institucion, si në ato private ashtu edhe në ato publike dhe duke vepruar për të siguruar edhe më tej superioritet politik dhe ekonomik instalon rrjetin e saj të padrejtë dhe jo meritokratik çdokund”, ka vlerësuar Salihu. “Kjo qeverisje, duke pamundësuar ekonomizimin e vendit, zhvillimin e brendshëm dhe të jashtëm demokratik, ka kualifikuar – identifikuar nivelin e saj qeverisës si qeverisje jo në përfaqësim të përgjithshëm qytetar, por në atë klientelist”, vijoi më tutje ai.
Deputeti tjetër i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Salih Salihu (VV), tha se mosperspektiva po e shqetëson moshën rinore dhe kjo e ka demotivuar edhe një pjesë të madhe të rinisë që të mos përcaktohen në studime universitare. “Problem bazik në shoqërinë tonë është bërë niveli i bashkëpunimit familjar në institucione publike si dhe ndikimi i skajshëm politik”, u shpreh ai.
Sipas tij, pakënaqësia e qytetarëve çdo ditë është në rritje dhe kjo është bërë pikërisht për shkak të pandërgjegjësisë që politika ka treguar në vazhdimësi ndaj trupit publik.”Sot të qenit politik, sidomos i subjekteve në fuqi, mund të punësohesh gjithkund, por jo edhe qytetari i rëndomtë pa orientim të caktuar politik”, theksoi Salihu.”Duke parë këtë nivel të lartë të klientelizmit, si dhe duke pasur në konsideratë objektivin themelor të politikës në vend, si do të mund të inkurajoheshin të rinjtë për të studiuar ose kërkuar punë”, ka potencuar ai. “Pushteti i sotshëm nuk është për shoqërinë, por është për elitën, nuk e realizon qëllimin e një shteti serioz dhe të qëndrueshëm, siç është avancimi i demokracisë së brendshme, por mbizotëron vendin në kuptimin negative. Dora e kësaj klike joqytetare është e shtrirë në çdo institucion, si në ato private ashtu edhe në ato publike dhe duke vepruar për të siguruar edhe më tej superioritet politik dhe ekonomik instalon rrjetin e saj të padrejtë dhe jo meritokratik çdokund”, ka vlerësuar Salihu. “Kjo qeverisje, duke pamundësuar ekonomizimin e vendit, zhvillimin e brendshëm dhe të jashtëm demokratik, ka kualifikuar – identifikuar nivelin e saj qeverisës si qeverisje jo në përfaqësim të përgjithshëm qytetar, por në atë klientelist”, vijoi më tutje ai./kosova sot/


