Eko Higjiena

Nëpër të thënat e Fehmi Aganit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Durimi është rruga e zorit, arma më e fortë në shpirtin e robit, me andje nuk e zgjodhëm, këtë përpjetëz që na ngulfatë, sado qoftë e gjatë, do ta ecim rrugëve t’mos mbesim

se bota nuk sheh vetëm me sy
si veten nuk më ka mua ty
kjo botë që kërkon rend
do na nxjerr në kuvend
kush shkon e kush vjen
durimin veç paqja e shpërblen

po na duhet ngapak me përpushë
zorrët e barkut s’nxirren n’fushë
mos pritni krejt me u a thënë
shihni tjerët për vete ç’bënë
edhe n’paçim shumë atllarë
duhet me i lidhë në një mullarë
për mos me u bë gazi i botës
zjarr e jo tym i duhet votrës

Eco Higjiena

edhe kur krejt s’bijnë n’ujdi
veprimeve tona u duhet urti
që punët mos t’i kapim prej bishti
mos e harroni rolin e një gishti
se pastaj e kruajmë kokën
ku e hedhim hapin kemi tokën

t’mos ia bëjmë vetes mjegull
se lehtë na ikë dhe një shekull
e bota s’pret tutje nxiton
vetëm ai që s’ndalet fiton

(Nga libri: NË FYTYRËN E NJË GJETHI, 2012 )
Sabit Rrustemi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.