Hidromorava

Nëpër shi e dëborë, Drita shënon fitore të lehtë

/ 2 minuta lexim

Skuadrës së Dritës në praninë e pak shikuesve dhe në fushën e mbuluar me ujë e dëborë, për 30 minuta të pjesës së parë ka arritur të siguron fitore tejet të vlefshëm në ballafaqim me Drenicën nga Skenderaj me rezultat përfundimtar 4-1.

Në minutën e 8-të, pas një kundërsulmi të shpejt Xhevdet Shabanit gjen bukur në zonë Kastriot Rexhën i cili nuk e pati të vështirë të shënoj duke sjell skuadrën e tij në epërsi 1-0.

Në minutën e 22-të, Erjon Vucaj shfrytëzon një gabim të mbrojtësve mysafirë, harkon nga e djathta dhe në zonë së miri gjendet Rexha i cili e detyron parterin Ymeri ta nxjerr topin nga rrjeta e tij 2-0.

Në minutën e 30-të, Xhevdet Shabani asiston bukur nga largësia për Betim Haxhimusën i cili kalon edhe portierin mysafirë Ymerin për të shënuar për 3-0.

Mysafirët rastin më të mirë të ndeshjes e konkretizojnë me gol, në minutën e 61-të, Genc Hamiti harkon e me kokë qendërsulmuesi Alban Shillova mposht Faton Malokun e Dritës për të zbutur rezultatin në 3-1.

UBT

Kur të gjithë menduan se ndeshja do të përfundon me rezultat 3-1, në minutat shtesë në minutën e 92-të, Ilir Blakqori harkon nga e majta e me kokë Izair Emini vulos gjithçka në këtë ballafaqim 4-1.

Pas ndeshjes trajneri i Drenicës, Gani Sejdiu, ka kritikuar ashpër futbollistët e tij.
“Po tregohemi jo profesionist, ndeshjet po i humbim në pjesën e parë, ne kundërshtarëve po u dhurojmë fitore në pesën e parë, ne nuk e kemi kualitetin ta rikthehemi në ndeshje kur është rezultati i thellë, por që nga nesër do të ketë ndryshime në klub kjo është e pa pranueshme çdo gjë ka kufi”.

Ndërsa, trajneri i Dritës ishte i lumtur me këtë fitore ndaj një skuadre çfarë është Drenica.
“Sot luajtëm mjaft mirë, dhamë maksimumin dhe me plot meritë fituam, ndërsa futbollistëve u uroj këtë fitore tejet të rëndësishme për ne”.

Në ndeshjen e radhës, ndeshje të cilat zhvillohen në mesjavë, Drita do të jetë mysafirë i Ballkanit./rajonipress/