Nëpër rrugët e qytetit tonë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shefik Shkodra – Në disa lagje të qytetit të Gjilanit paraqiten pengesa nëpër rrugë. Tash kur fëmijët duhet të vijojnë mësimin paradite e pasdite, qentë endacak janë të shumtë dhe kudo. Këta do të mund t’ua rrezikonin jetën e fëmijëve, por edhe më të vjetërve.

Kaherë paraqitet problem edhe komunikacioni në Lagjen Arbëria. Që nga rrugëkryqi i Pazarit të vjetër, te xhamia, rruga regjionale përmes kësaj lagjeje rrezikon këmbësorët. Komunikacioni është i dendur.

Trotuaret e zëna me vetura, kamion e këmbësorët nuk kanë kah t’ia mbajnë. Ose do të duhej për asfalt, vijës të automjeteve, ose do duhet të transportohen me automjete, se, për këmbësorë nuk ka vend. Në qoftë se nuk lirohen trotuaret, këmbësorët nuk kanë mundësi të jenë pjesëmarrës të kësaj rruge.

Të gjitha dyqanet përpara kanë shtruar hapësirën me një pjerrtësi për rënie të ujërave nga të reshurat, pak si normale. Po sipas kësaj logjike, njerëzit që ecin këmbë këtu pari, do të duhej të kishin njërën këmbë më të shkurtër se tjetra, për të mbajtur drejtpeshimin.

RCCOLA

Po çka është më keq, këto trotuara janë të mbuluar me vetura dhe nuk lënë hapësirë për këmbësorët. Shumë prej shoferëve janë të pakujdesshëm. Te ky rrugëkryq disa e shkelin gazin edhe më shumë, në vend se të bëjnë një përkufizim dhe ulje shpejtësie. Nuk ka vendkalime prej Velekince e deri përtej shkollës “A. Ajeti”.

Ka shumë prej vozitësve që nuk kanë ndonjë qëllim, por ndodh të mos dijnë si duhet e sa duhet. Por ka edhe njerëz pak si problematikë, sidomos disa të rinj, të cilët duan të tregohen sa mund të ngrehin veturat e tyre.

Mua më ka ndodhur para do kohe, në trotuar, kur njëri prej shoferëve nis veturën në rikverc, pas shpinës time që nuk e kam dëgjuar fare. Pa pritur e pash se diçka po më shtyn nga pas. Do të thotë, fare nuk shikon as në retrovizor, e se trotuari është i këmbësorëve. Dhe nëse ndalesh, do të duhej shumë kujdes edhe kur të nisesh. Nuk dihet sa kanë njohuri disa në vozitje. Si i kanë kryer ato provime, etj.

Është mirë që policia të na ndihmojë në këtë rrugë. Të gjinden nëpër atë terren dhe të sugjerojnë e nëse është e nevojshme edhe të dënojnë ata që nuk u përmbahen rregullave.