ARKATANA

Nëpër maje të Gollakut

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Nëpër kodra e maje të malësisë s’ Gollakut –
Do të dalim , t’ ecim , atje prej merakut !
Atje do ta thithim ajrin e malësisë ,
Atje do t’i kënaqim sytë prej bukurisë !

S’ pari do të dalim n’ maje t’ Velegllavës –
Atje do të kënaqemi shije të bakllavës !
Pastaj do të dalim në maje të Kitkës –
Të pimë ujë burimi , t’ mos trembemi prej frikës !

Do të ngjitemi kodrave , te Karolli i Shahiqit –
Që t’i kujtojmë kohërat e sllavit dhe kryqit !
Pastaj do të shkojmë te Karolli i Bunarit –
Që të kujtojmë luftërat , gjakun e shqiptarit !

Do të dalim në Sfircë, në maje të Tepës –
Atje do t’ hamë pite të pjekur prej petës !
Do ta vazhdojmë rrugën kah Kapia e Sfircës –
Ta shohim Medvegjën, lugun e Jabllanicës !…

Për kufi do t’ shkojmë kodrave t’ Gollakut –
Të pimë ujë të freskët nga Gurra e Novakut !
Atje n’ Hajkobillë , te Kroi i Dafinave –
Do të dëgjojmë këngë të bukura t’ kanarinave !

Dalim n’ Dabishec, në maje t’ Lisicës –
Që t’ i kujtojmë krimet që iu bënë Prapashticës !
Do t’ shkojmë në Marec , në maje të Zllashit –
Atje na pret sofra dhe mishi i dashit !

Uji Dea

Dalim në Marec , n’ maje të Vitisë –
Dëgjojmë krisma pushkësh edhe të alltisë !…
Shkojmë në Novobërdë, n’ maje të Kalasë –
Atje na pret muri , këngët e sevdasë !

Prej Kalaje dalim n’ maje Novobërde –
që t’i kujtojmë nuset mbuluar me perde !
Do të dalim kodrës n’ maje në Jallaqë –
Ajër e ujë të pastër kemi me u kënaqë !

Pastaj kur të dalim në maje t’ Magurës –
Atje do të kënaqemi duke pirë ujë t’ gurrës !
Përmbi Gjyrishec , në maje Pogllavle –
Do t’ dalim për qejf , t’a harrojmë çdo gajle !

Në Gëmicë do të dalim n’ maje t’ lagjës Korça –
Që është për lakmi – kund s’i gjendet shoqja !
Pastaj kur të dalim te Lamat e Spahive –
Atje do t’i shijojmë petullat e flive !

Në Gëmicë kur të dalim te Mali i Kishës –
Do t’ na kënaqën sytë nga gjelbrimi i pishës !
Në fund do të dalim në Tugjec te Kulla –
Do t’ bëjmë muhabet , t’ pimë duhan me llulla !…

Gjilan, më 15.11.2020 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.