Hidromorava

Neonazisti grek përdhunon të miturën shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Athinë – Një minorene shqiptare e cila është emigrante së bashku me prindërit e saj në Greqi, është përdhunuar nga një 45 vjecar grek që rezulton të jetë edhe anëtar i Partisë neonaziste ‘Chrisi Avgji’.

Lajmi është bërë publik nga mediet greke të cilat sqarojnë se e mitura jeton në një prej zonave të Athinës Verilindore dhe e ka njohur 45 vjeçarin që me profesion është nëpunës civil, përpara disa muajsh kur kompania shtetërore ku ai punonte, kryente disa punime në shkollën e zonës ku mësonte vajza.

FIDANISHTJA

Sipas mediave greke ai është i martuar me tre fëmijë dhe fillimisht e ka joshur adoleshenten shqiptare me premtime dhe oferta për punë. Ndërsa një ditë ai e ka çuar vajzën në një zonë të pabanuar dhe e ka përdhunuar duke e lënë njëkohësisht shtatzënë. 45-vjeçari është arrestuar nga policia greke por është shprehur se gjithçka e ka bërë me dëshirën e vajzës.

Ndërkohë që ai është lënë i lirë me kusht duke paguar një garanci prej 30.000 eurosh, ai ka nisur se bashku me anëtarët e partisë së tij, presionet për të tërhequr denoncimin për përdhunim. Për mediet, prindërit e vajzës kanë pohuar se janë vazhdimisht nën kërcënime nga të rinj neonazist të cilët edhe në zgjedhjet e 17 qershorit kanë ruajtur përqindjet e votave të marra, duke qenë aktualisht forca e pestë në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.