Nëntori, muaj i festave, por edhe i kujtimeve

Gjilan – Në Përlepnicë, përveç angazhimeve të cilët qytetarët i kanë pasur për shkollim, jetë, zhvillim e përparim, në shkollë, lindte dëshira, edhe për simbole, e çlirim kombëtar! Por edhe për Pavarësi që në vitin 1972! Por, kush e tha, dhe kush e shkroi, këtë Pavarësi nga femrat përlepnicase? Ajo, ishte Sylbije Bajrami Ramadani! Sylbija qysh si e re, interesohej për shqiponjën dy krenare! Urrejtja, ndaj okupatorit serb filloi, që në fëmijëri kjo urrejtje ishte thellë e ngulitur te Sylbija!

Pasi ia kishin pushkatuar xhaxhain e sajë Sabit Hamdi Bajramit në vitin 1945! Ku në këtë masakër nga Përlepnica ishin ekzekutuar 22 veta! Kjo ngjarje, te Sylbija krijoi plagë të thella,edhe pse nuk e kishte përjetuar, por nga rrëfimet e nënës dhe tezës se sajë për xhaxhain, la kujtime, urrejtje ndaj okupatorit serb! Kështu, ajo me gjilpërë e punoi në fustanin e saj me shqiponjën dy krenare,ky ishte viti 1969! Ky fustan zgjoi kureshtje të vajzat përlepnicase,të cilat e merrni për dasmë dhe festa të ndryshme! Ky fustan, krijonte ndjenja të papara tek të rejat përlepnicase!

Këtë fustan Sylbija edhe sot e ruan me fanatizëm! Sylbija, filloj edhe të qëndisë edhe në pëlhurë, simbolin kombëtar, parollat, por edhe në vizatime të ndryshme, te Sylbija mbretëronte ngjyra kuq e zi! Kështu në vitin 1972 e qëndisi në pëlhurë edhe shqiponjën dy krenare, por dhe një parollë me këtë tekst: “ME NJËRËN DORË PUSHKËN, ME TJETRËN KAZMËN, E MBROJMË DHE E NDËRTOJMË, KOSOVËN E LIRË DHE TË PAVARUR”! RROFTË 28 NËNTORI. E PUNOI SYLBIJE BAJRAMI!

Sylbija, kurrë nuk u pajtua me Kosovën Republikë, por që në vitin 1972 kërkonte, Kosovën e Pavarur! Pas arrestimit të bashkëshortit, i, cili ishte burgosur dhe arrestuar shumë herë në vitin 1989,në qershor të këtij viti, së bashku me Salihu emigrojnë në perëndim! Pjesën më të madhe të jetës me bashkëshortin e kanë kaluar në ilegalitet! Sylbija ishte anëtare edhe e Lëvizjes ILEGALE BÇBK(Besëlidhja e Çlirimit dhe Bashkimit Kombëtar)! Pseudonimin e kishte,, Shota”. Ishte krahu i djathtët i bashkëshortit zotri Sali Ramadani, apo ndryshe si njihej Sali Kërçova!

Për Salihun mund të shkruhet e flitet me ditë të tëra! Sali Ramadani e njoftim si një patriot i devotshëm kombëtar!Një i burgosur politikë me vite, dhe një individ i cili në Kuvendin e Maqedonisë nxori nga gjoksi flamurin kombëtar, ku maqedonët edhe e lëshuan Kuvendin! Sylbija në krah të djathtë e kishte përherë bashkëshortin! Në perëndim, vazhdon aktivitetin politik për çështje kombëtare në organizatën BUSHBO (Bashkësia Universale Shqiptare Botërore)!

Sylbija në këtë organizatë e kishte pseudonimin,, Suzi”! Në vitin 1994 u kthye në Kërçovë, në zgjedhjet për deputet, ku bashkëshorti i saj Sali Ramadani zgjidhet deputet në Parlamentin e Maqedonisë! Në vitin 1995 Sylbije Bajrami Ramadani, me të ndjerën Hasije Mehmeti, dhe disa aktiviste të tjera formuan,, Lidhjen e Grave Shqiptare në Maqedoni”! Kështu që në vitin 1999 kthehet në Republikën e Kosovës, ku edhe sot vazhdon aktivitetin politik! Ky shkrim ka të bëj, vetëm me një pjesë të aktivitetit dhe angazhimit të një aktiviste përlepnicase për çështje kombëtare! Angazhimi, puna, sakrifica e Sylbije Bajrami Ramadani, dhe shumë patriotëve kombëtar na e sollën lirinë, demokracinë! Sot, këta sakrifikues s’janë shumë të kënaqur me situatën në të cilën po kalojmë si komb!Prandaj ne përlepnicasit mburremi dhe krenohemi me veprat e vajzave e djemve tanë, falë derdhjes se gjakut të tyre si të Zijah Shemsiut, prof. Dr Xhavit Ahmeti e shumë e shumë të tjerëve, në gëzojmë këtë liri! Respekt, lavdi të gjithëve vajzave e djemve, të cilët dhanë jetën, rinin për një Kosovë të Pavarur!/nuhi nuhiu/rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS