Eko Higjiena

Nëntori i Ndarjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Jakup Krasniqi do të dalë publikisht në mbështetje të Iniciativës Qytetare të Drenasit. Dalja e tij do të shënojë, edhe në një tjetër mënyrë, angazhimin kundër PDK-së. Së bashku me Limajn, pritet që pas 3 nëntorit ta shpallin zyrtarisht ndarjen.

Jakup Krasniqi po bëhet gati që të dalë publikisht në përkrahje të Iniciativës Qytetare të Drenasit, për ta mbështetur atë në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Kjo Iniciativë Qytetare rivalin kryesor në këtë garë e ka Partinë Demokratike të Kosovës, në të cilën dikur Krasniqi ishte Sekretar i Përgjithshëm dhe me ndikim të madh në vendimmarrje.

RCCOLA

PDK, pas Skenderajt, në Drenas ka marrë gjithmonë më së shumti vota në zgjedhje, ku fitorja e saj përherë ka qenë e fortë dhe me përqindje të lartë.

Bëhet fjalë pikërisht për vendlindjen e Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, i cili do ta testojë fuqinë e tij politike pikërisht në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Një burim i afërt me Kryeparlamentarin Krasniqi ka bërë të ditur për lajmi.net se Krasniqi, pasi të nisë zyrtarisht fushata zgjedhore, do të dalë hapur në mbështetje të Iniciativës Qytetare në Drenas, por edhe në Malishevë, transmeton lajmi.net.