Fundamenti

Nëntë vjet të përçarë rreth negociatave

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kanë kaluar mbi 400 javë prejse Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e bisedimeve. Tash kur janë bërë nëntë vjet nga fillimi i këtyre negociatave dialogu mes dy shteteve gjendet në fazën përmbyllëse. Muajt e fundit SHBA-ja ka intensifikuar dukshëm angazhimin për përmbylljen e procesit të nisur më 2011-n. Por klasa politike në Kosovë, sikurse gjatë këtyre nëntë vjetëve, edhe sot po vazhdon të jetë e përçarë rreth dialogut me Serbinë, si për mënyrën e vazhdimisht, ashtu edhe për udhëheqësin e këtij procesi, shkruan sot gazeta Zëri.

ARKATANA

Është bërë gati një dekadë prejse kanë nisur bisedimet Kosovë – Serbi, por spektri politik në Kosovë nuk po ia arrin të unifikohet rreth këtij procesi as sot. Qysh më 10 mars 2011 Kuvendi i Kosovës pati miratuar një rezolutë, përmes së cilës Qeveria e Republikës së Kosovës mandatohej për ta nisur dialogun teknik me Serbinë. Fillimi i këtij procesi atë kohë ishte quajtur i nxituar nga ana e opozitës. Sidoqoftë krahas nivelit teknik një vit më pas, më 2012-n, nisi edhe dialogu politik, për udhëheqjen e të cilit prapë u mandatua Qeveria. Sot kur kanë kaluar 108 muaj nga nisja e negociatave Kosovë – Serbi liderët institucionalë vazhdojnë të mos gjejnë një gjuhë të përbashkët se kush duhet ta drejtojë këtë proces, i cili tashmë gjendet në etapën finale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.