Mobi Casa

Nëntë ushqime kundër kolesterinës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nëse keni probleme me kolesterinën, atëherë duhet ta dini se cilat lloje të ushqimeve mund t’ju ndihmojnë për ta zvogëluar nivelin e tij në gjak.

Tërshëra – Nëse hani tërshërë në mëngjes, nivelin e kolesterinës në gjak do ta reduktoni dukshëm. Tërshëra përmban beta-glukan, një substancë që e absorbon kolesterinën e keqe.

Vera e kuqe – Për shëndetin tuaj ngrini dolli me verë të kuqe, e cila ndikon në nivelin e kolesterinës. Dy gota verë të kuqe në javë do të jenë shumë të dobishme.

Salmoni – Salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe ndihmon në parandalimin e sulmeve të zemrës dhe goditjeve në tru, si dhe ul nivelet e kolesterinës. Përveç salmonit, efekt pozitiv kanë edhe sardelet.

Frutat arrore – Frutat arrore janë një burim i yndyrave të shëndetshme të cilat janë të domosdoshme për organizmin tuaj, transmeton Koha.net. Bëhet fjalë për yndyrat natyrore të cilat nuk janë të trajtuara kimikisht. Prandaj frutat arrore janë të shëndetshme dhe kalorike.

Fasulet – Fasulet kontribuojnë në shëndetin e zemrës dhe ulin nivelin e kolesterinës. Fasulet gjithashtu përmbajnë fibra.

Fundamenti

Çaji – Çaji përmban antioksidantë dhe më pak kafeinë se kafja. Ai i mbron eshtrat dhe e parandalon rritjen nivelit të kolesterinës.

Çokollata – Çokollata e zezë përmban antioksidantë dhe e ul nivelin e kolesterinës si dhe i mbron enët e gjakut, sidomos në mëlçi. Ekspertët thonë se duke konsumuar 100 gramë çokollatë ju e ulni rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare për madje 21 për qind.

Spinaqi – Spinaqi i përmban 13 komponentë, të cilat mbrojnë kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës.

Vaji i ullirit – Vaji i ullirit ka një varg të avantazheve, ai përmban acide yndyrore mono-të pangopura të cilat e reduktojnë nivelin e kolesterinës së keqe.

http://koha.net/?id=13&l=86453

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.