RCCOLA

Nëntë mujori i Drejtorisë së Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë me të hyra prej 109 %

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Drejtoria për Kadastër, Pronë dhe Gjeodezi për gjatë 9 muajve të këtij viti, ka zhvilluar një varg aktivitetesh duke u angazhuar në shqyrtimin e kërkesave, zbatimit të ligjshmërisë, ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët, si dhe realizimin e planit të të hyrave dhe uljen e shpenzimeve.

Këto u bënë publike në konferencën e organizuar nga drejtoresha e kësaj Drejtorie Fatbardha Emini, e cila duke raportuar për periudhën nëntë mujore të këtij viti.

Ajo theksoi se e gjithë puna është e bazuar në dispozitat ligjore të cilat janë në fuqi, e në veçanti ligjet të cilat rregullojnë çështjen e pronës dhe të pronësisë. “Të gjitha transaksionet që kanë të bëjnë me çështjet pronësore gjatë kësaj periudhe janë të bazuar në ligjet dhe udhëzimet tjera administrative të cilat rregullojnë në mënyrën e veçantë punët në sektorin e Kadastrit, pronës dhe Gjeodezisë. Kemi shqyrtuar 8100 kërkesa te palëve te cilat janë zgjidhur brenda afateve minimale ligjore. Prej tyre, 660 transaksione të pronës (regjistrime), 3723 certifikata të pronës (fleta poseduese), 78 certifikata të pronës pa pagesë, e kështu me radhë”.

RCCOLA

Drejtoresha Emini duke folur për të hyrat e kësaj drejtorie, është shprehur se përkundër që ka pasur ulje te taksave, prapë kemi arritur të realizojmë shkallë të suksesshme të të hyrave. “Planifikimi për nëntë mujorin, ka qenë 48, 400 euro, ndërsa realizimi 51,724 euro, që do të thotë se realizimi i të hyrave në Drejtorin e Kadastrit, Pronës dhe Gjeodezisë është 109 %. Ky realizim prej 109% dhe ky shërbim 100% për qytetarin do të ishte i pa mundur pa punën dhe vullnetin e stafit të drejtorisë të cilët në ketë periudhë kanë qenë maksimalisht të përkushtuar”, ka thënë ajo.

Ndërsa sa i përket shpenzimeve dhe parasë publike, Emini ka thënë se janë zotuar qysh në marrjen e udhëheqjes së kësaj drejtorie se do të mundohen maksimalisht ta menaxhojnë në mënyrën më të drejt të mundshme, por edhe duke kursyer maksimalisht sa i përket shpenzimeve të luksit. Kjo më së miri mund të vërtetohet përmes pasqyrave financiare se kemi zero shpenzime luksi.

Për një bashkëpunim korrekt, por edhe për mirëkuptim, drejtoresha e kadastrit, pronës dhe Gjeodezisë Fatbardha Emini, ka falënderuar zyrat noteriale, degën e Gjykatës themelore dhe gjeodetët e licencuar qe veprojnë ne Komunën e Vitisë./rajonipress/