UBT

Nëntë aktakuza të ngritura për ngacmim, dhunë në familje dhe kontrabandim të mallrave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe një (1) të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, njëri për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, nga neni 173, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe tjetri person i mitur për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës ‘’.

FIDANISHTJA

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi me mallra”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ngacmimi ”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/