Fundamenti

Nëntë aktakuza të ngritura, katër prej tyre për vjedhje të shërbimeve

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar një (1) person, ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Një (1) person të dyshuar për shkak të veprës penale “ Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se një (1) person ka kryer veprën penale “Vjedhja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin se Tre (3) persona ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave dhe atë për shkak të veprës penale :
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Vjedhje shërbimeve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për shkak të veprës penale “Sulmi”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./rajonipress/