UBT

Nëntë aktakuza të ngritura dhe katër persona të ndaluar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona, prej tyre, dy të mitur në kohëzgjatje prej 24 orë dhe dy madhor në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar katër (4) persona, prej tyre, dy persona të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185, dhe dy persona madhor në kohëzgjatje prej 48 orëve, njëri i dyshuar për veprën penale “Mashtrim” nga neni 323 i Kodit Penal të Kosovës, dhe tjetri për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

ARKATANA

Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën me datë 25 nëntor 2025 ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje Pylli ”.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.