Nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi për analizim të sektorëve

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka nënshkruar sot një dokument me menaxherin e projektit Aftësimi për Punësim Rural Luan Hotin, me të cilin mundësohet vlerësimi i potencialeve bujqësore dhe tregut në këtë komunë, që do të ndikojë në gjenerimin e të ardhurave dhe punësim.
Gjithashtu parashihet të hartohet një strategji për zhvillimin e bujqësisë në komunën e Vitisë. Objektiv i kësaj marrëveshje është lehtësimi me sukses i aktiviteteve me qëllim që sektorët më potencial të identifikohen, përcaktohen dhe të adresohen nevojat që do të rezultojnë me punësim dhe gjenerim të të ardhurave./rajonipress/