Eko Higjiena

Nënshkruhet Memorandumi mes Komunës së Kamenicës dhe Institutit “INDEP”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Burim Ejupin drejtor ekzekutiv në Institutin për Politika Zhvillimore(INDEP).

Për realizimin e projektit: ”Investometri-më shumë transparencë dhe llogaridhënie ndaj shpenzimeve publike për investime kapitale në nivel Lokal”.

Mobi Casa

Projekti synon që të krijoj një hapësirë informimi për qytetarët e Komunës së Kamenicës, njëherazi të mundësoj paraqitjen grafike të projekteve kapitale të realizuara, ato në realizim e sipër si dhe projektet që është dashur të realizohen. Me këtë bashkëpunim synohet të arrihet në ngritje e transparencës komunale ndaj shpenzimeve kapitale, planifikimit më të mirë të politikave dhe rritjes së informimit të qytetarëve. Ky memorandum bashkëpunimi do të zgjas 12 muaj./rajonipress/