ARKATANA

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes FC Dritës dhe Teatrit të Qytetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Nën moton “Sporti e Teatri është emocion është dramë”, sot në zyret e FC Dritës është nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mes FC Dritës dhe Teatrit të qytetit të Gjilanit.

Dy drejtorët, Feti Murseli i FC Dritës dhe Erson Zymberi nga Teatri i Qytetit të Gjilanit, kanë arritur pajtimin që tani e tutje nëpërmjet këtij memorandumi ti jepet mundësia e zhvillimit e gërshetimit të sportit dhe kulturës.

Drejtori gjeneral e FC Dritës, Feti Murseli, gjatë konferencës për shtyp ka theksuar.
“Ne synojmë të mbështesim njëri-tjetrin të promovojmë krijimet teatrale e sportive deri tek rritja e përformancës, cilësisë dhe shikueshmërisë, duke krijuar forma kreative të marketingut”.

United Hospital

Ndërsa, drejtori i teatrit të Gjilanit, Erson Zymberi, i lumtur për këtë marrëveshje ka theksuar.
“Ne me klubin e Dritës po krijojmë një profesionalizëm për të qenë shembull në nivel republikan duke bashkëpunuar për të mirën e sportit dhe teatrit, ky bashkëpunim do të realizohet përmes vizitave të organizuara në shfaqje dhe ngjarje të futbollit”.

Skuadra e Dritës është e vetmja skuadër në Republikën e Kosovës që gjerë më tani ka arritë një memorandum me teatrin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.