UBT

Nënshkruhet marrëveshje tri paleshe mirëkuptimi për rivitalizimin e objektit të komunës së Vitisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Helvetas Swiss Intercooperation dhe Komuna e Vitisë, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Rivitalizimi i ndërtesës së komunës së Vitisë.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, me këtë rast ka pritur në një takim sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Rozafë Ukimeraj dhe sekretarin e Ministrisë së Integrimeve Kushtrim Cukaj, me të cilët kanë biseduar për shumë tema me rëndësi, që kishin të bënin për një funksionalizim sa më të mirë të Institucioneve komunale, realizim të projekteve të gjithëmbarshme, si dhe hartimin dhe mbështetjen e projekteve të reja të komunës së Vitisë.

ARKATANA

Nevoja për përmirësimin e kushteve të punës në Institucionet komunale, respektivisht rivitalizimi i objektit të komunës , ishte ndër temat kyçe të këtij takimi, që karakterizoj edhe më nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëfinancim të këtij projekti, që kap shumën 212.743.30 euro. Në bazë të kësaj marrëveshje, MAPL nga buxheti i saj i vitit 2019, financon këtë projekt në shumë prej 129.521.00 euro, kurse komuna do të bashkë financoj në shumë prej 83,221.30 euro. Qëllimi i bashkëfinancimit me donator për skemën e grandeve, bazuar në performancën komunale është stimulimi i komunave për përmirësimin e mëtutjeshëm të performancës së tyre në fushat e qeverisjes demokratike, menaxhimit komunal, transparencës dhe integritetin.

Në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e deritanishëm, kryetari Haliti ka nderuar me nga një mirënjohje sekretarët e të dyja Ministrive, ndërkohë që edhe në emër të Ministrisë së Integrimeve, Sekretari Kushtrim Cukaj i ndau një dhuratë kryetarit Haliti për punën dhe rezultatet e mira që ka treguar gjatë qeverisjes së tij./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.