Hidromorava

Nënshkruhet marrëveshje që synon trajnimin profesional të 40 të rinjëve të Kamenicës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me organizatën gjermane Help Kosovo, në kuadër të projektit “Përkrahje Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik në Nivel Komunal”.

Ky projekt është i financuar nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Qeverisë Gjermane dhe do të zbatohet nga organizata Help në periudhë prej pesë muajsh.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryetari Kastrati ndërsa për organizatën Help nga Koordinatorja e Projektit Shqipe Breznica. Marrëveshja kapë vlerën prej 13 mijë eurosh dhe do të jenë vetëm për trajnime.

Mobi Casa

Ky projekt fokusohet në ngritjen e kapaciteteve në sferën ekonomike dhe uljen e nivelit të varfërisë. Organizata Help do të ofrojë trajnime profesionale për së paku 40 qytetarë të Komunës së Kamenicës. Grupi i synuar janë të rinjtë e papunë dhe grupet e margjinalizuara, ndërkaq që trajnimet do të jenë të dizajnuara në fushat ku ka kërkesë nga qytetarët.

Qytetarët mund të fitojnë shkathtësi profesionale për elektricistë, instalime të ngrohjes qendrore, saldim, rrobaqepësi, floktari, furrtari e fusha të tjera./rajonipress/