HW

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit “Kadri Zeka” dhe Universitetit “Rexhep Tayyip Erdogan”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve.

Në emër të rektorit të Universitetit “Kadri Zeka” , Bajram Kosumi, Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka, ka thënë se kjo marrëveshje do të shërbejë në dobi të dy universiteteve, ndërsa Huseyin Karaman, rektor i Universitetit “Rexhep Tayyip Erdogan” ka thënë se marrëveshja e nënshkruar do të thellojë dhe promovojë bashkëpunimin e institucioneve tona.

Eco Higjiena

Fushat në të cilat Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan dhe Universiteti “Rexhep Tayyip Erdogan” nga Rize i Turqisë do të bashkëpunojnë janë: shkëmbimi i studentëve dhe personelit të Universitetit që do të bëhet përmes programit MEVLANA, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta hulumtuese, organizimi i ligjëratave e- learning, pjesëmarrje nëpër seminare dhe takime të ndryshme të nivelit akademik dhe aktivitete të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.