Hidromorava

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje, përmes së cilës, do të fillohet me inicimin e projektit që ka të bëjë me masat e energjisë efiçiente për pesë objekte shkollore në komunën e Vitisë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala. Shkollat përfituese të këtij projekti do të jenë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, shkolla fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, shkolla fillore “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, shkolla “Hysen Tërpeza” në Tërpezë dhe shkolla “Ndre Mjedja” në Kabash.

FIDANISHTJA

Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se realizimi I këtioj projekti, do të ndikoj dukshëm në mbarëvajtjen e procesit arsimor në këto shkolla, ndërkohë që së bashku me drejtorin e FKEE u dakorduan që të vazhdohet më pas edhe me pesë objekte tjera shkollore të komunës së Vitisë, ky projekt.

Përndryshe, këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.