Uji Dea

Nënshkruhet marrëveshja për shujta në shkollat e Kamenicës

/ 1 minutë lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati ka nënshkruar sot marrëveshjen për furnizimin dhe shpërndarjen e shujtave për nxënësit. Ai tha se është shumë i lumtur që sot u finalizua kjo marrëveshje.

“Këto shujta do të jenë lehtësim i vogël , por shumë i rëndësishëm për prindërit si dhe një hap drejt barazisë ekonomike e sociale tek fëmijët”, tha ai.

Uji Dea

Ndër të tjera, ai tha se do të angazhohet gjithmonë që t’u mundësoj fëmijëve kushte më të mira./rajonipress/