Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e bulevardit të qytetit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati bashkë me Ministrin e Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e bulevardit të qytetit të Kamenicës.

Kryetari Kastrati tha se është i lumtur për marrëveshjen e ndërtimit të bulevardit të qytetit
“Së bashku po e rikthejmë gjallërinë në komunën tonë dhe po i përmbushim zotimet tona. Projekti për bulevard ka vlerën 1,000,000.00 euro dhe aktualisht po bëjmë hulumtimin si fazë e parë për implementim”, tha ai.

Mobi Casa

Kurse, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj tha se do të vazhdojë të bashkëpunoj dhe se do të jetë mbështetës.

“Më vjen mirë që kemi bashkëpunim më ju, dhe do të jemi mbështetës brenda kapaciteteve që i kemi, nuk hezitoj aspak për të i’u ndihmuar”, u shpreh ministri Lekaj.
I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi./rajonipress/