Fundamenti

Nënshkruhet marrëveshja PDK-LDK

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy partnerët e rinj të PDK’së dhe LDK’së Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa kanë nënshkruar marrëveshjen për krijimin e institucioneve. Me këtë marrëveshje Mustafa merr postin e Kryeministrit ndërsa Thaçi atë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm.

Mustafa dhe Thaçi nuk treguan emrin e Kryeministrit dhe të ministrave

Edhe pse kanë nënshkruar marrëveshjen Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk e kanë parë të arsyeshme që të tregojnë për ndarjen e posteve.

Seanca ku do të votohet për qeverinë pritet të mbahet në ora 12:00./zeri/
———————————————————————————
U nënshkrua marrëveshja ndërmjet kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për koalicionin qeverisës.

Thaçi me këtë rast tha se duke marrë parasysh interesat e qytetarëve të Kosovës, janë të përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes LDK-PDK, për koalicion qeverisës 2014-2018.

Ai tha se marrëveshja është racionale – për të ardhmen evropiane të Kosovës.

Uji Dea

Thaçi tha se kjo është marrëveshje institucionale e shtetërore, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Ndërkaq, Mustafa shprehu zotimin se marrëveshja e koalicionit PDK-LDK është në interes të Republikës së Kosovës, të zhvillimit ekonomik dhe të zgjidhjes së problemeve aktuale të vendit.

Ai falënderoi Thaçin dhe të tjerët me të cilët kanë bashkëpunuar, ndërkohë që shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me të gjithë deputetët, shoqërinë civile, institucionet e pavarura që – siç tha ai – qeverisja të jetë e suksesshme.

Menjëherë në rrjetin Twitter një postim e ka bërë edhe Petrit Selimi, zëvendësministër i Jashtëm në largim.

“Kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Isa Mustafa. Hashim Thaçi do të jetë zëvendëskryeministër dhe ministër i ri i Jashtëm”, ka shkruar Selimi. /Telegrafi/