UBT

Nënshkruhet kontrata për projektimin e rrugës Muhoc-Zarbincë

/ 2 minuta lexim
HW

Së shpejti, siç edhe është planifikuar do të fillojnë punimet në asfaltimin e rrugës e cila shpie nga fshati Muhoc deri tek shkolla e fshatit Zarbinc.

Ndërmarrja publike Drejtorati për ndërtim ka nënshkruar kontratën me NP “Putevi Serbie” për projektimin e asfaltimit të rrugës në fshatin Zarbinc dhe pritet që punimet në këtë project madhështorë të fillojnë me një intenzitet të shpejtë kah fundi i muajit nëntor të këtij viti, kështu është premtuar nga nënshkruesit e marrëveshjes “Putevi Serbi” dhe drejtori i Drejtoratit për ndërtim Agim Haliti.

Banorët e Malësisë së Bujanocit me përqindje të madhe kanë braktisurë vatrat e tyre për shumë arsye por njëra ndër arsyet është edhe infrastruktura jo e mirë, kështu që ndërmarrja në fjalë së bashku me ndihmën e pushtetit lokal do të mundohet që ti dal në ndihmë kësaj pjese të komunës së Bujanocit.

Mobi Casa

Sipas Halitit, rruga në fjalë e cila së shpejti do të bëhet me asfalt me një gjatësi prej 5 kilometrave kap vlerën pre 2 milionë e 500 mijë dinarëve me tatimin mbi vlerën e shtuar, projekti në fjalë do të mbështet nga mjetet e buxhetit komunal të parapara për vitin 2015, ndërsa kontraktues i këtij projekti është “ Put Invest “ nga Beogradi.

Haliti gjithashtu shtoi se pushteti lokal do të vazhdojë së punuari në këto fshatra të Malësisë, jo vetëm në infrastrukturë por edhe projekte të ndryshme, për t’ia kthyer imazhin e kësaj pjese të komunës së Bujanocit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.