Nënshkruhet kontrata për bashkëfinancimin e projektit në mes të Komunës së Artanës Helvetas

Gjilan – Aktivitetet e kësaj marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Artanës si një përmirësim i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në komunën e Artanës.
Në ambinetin e Kryetarit të Komunës së Novobërdës, Svetisllava Ivanoviq, është nënshkruar kontrata mbi bashkëpunimin ndërmjet komunës së Novobërdës dhe HELVETAS-it, për realizimin e dy projekteve infrastrukturor në vlerë prej 39 000 euro.
Aktivitetet e kësaj marrëveshje kanë për qëllim përmirësimin e infrastrukturës në komunën e Artanës si një përmirësim i kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët në komunën e Artanës.
Duke nënshkruar këtë dokument, partnerët angazhohen për bashkëpunimin dhe bashkëfinancimin e aktiviteteve të parashikuara me qëllim rritjen dhe zhvillimin e këtyre sektorëve.
Qëllimi kryesor i këtij bashkëpunimi është inkurajimi i komunave për të përmirësuar më tej performancën e tyre në këto fusha: qeverisja demokratike, qeverisja komunale, transparenca dhe integriteti.
Ivanoviq falënderoi përfaqësuesin e Helvetas z. Dardana Maliqi dhe theksoi se Komuna e Novobërdës do të vazhdojë bashkëpunimin afatgjatë me qëllim të përmirësimit të performancës komunale./rajonipress/