RCCOLA

Nënshkruhen diplomat e para për studentët e Universitetit të Gjilanit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan bashkë më Dekanët e njësive akademik, kanë nënshkruar diplomat e para për studentët të cilët kanë përfunduar studimet bachelor në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.

Me këtë rast Rektori Kosumi e ka vlerësuar ditë historike për Universitetin “Kadri Zeka” nënshkrimin e diplomave të para.

Ai ka thënë se, shpreson që këto kuadro të reja të studentëve të UKZ-së që janë nga Anamorava e deri tek Lugina e Preshevës, Medvexhës e Bujanocit, kanë me pas ndikim në jetën akademike, ekonomike e shoqërore të kësaj ane, sepse sipas tij, ata tashmë janë të përgatitur profesionalisht për tregun e punës.

Hidromorava

Bajram Kosumi ka thënë se Universiteti “Kadri Zeka” do të vazhdojë të punojë e të përgatisë kuadro që në të ardhmen të nxjerrim të diplomuar edhe në studimet Master.
Në këtë organizim, përpos Rektorit, Prorektorëve dhe Dekanëve, ka marrë pjesë edhe Kryetari i Këshillit Drejtues të UKZ-së, Fejzullah Krasniqi.

Ndryshe, që nga themelimi në vitin 2013, e deri më tani, ne Universitetin Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, kanë diplomuar rreth 300 studentë të studimeve baçelor./rajonipress/